English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per pranine e fajdeve ne ekonomine shqiptare

Konfindustria shpreh shqetësimin për nivelin e lartë dhe kahjen në rritje të huamarrjes joformale/ fajde të bizneseve edhe në vitin 2020. Sasi të mëdha të parave me burim nga aktivitetet e paligjshme, korrupsioni, informaliteti i lartë, paratë e kthyera për “pastrim” nga parajsat fiskale nga trysnia e vettingut si dhe problematikat e sektorit bankar, janë arsyet kryesore të përdorimit të gjerë të fajdeve në kreditim në ekonominë shqiptare.      

Mbështetur në të dhënat krahësuese të Qëndrës së Studimeve të Konfindustrisë ka një rritje prej afër 7% të bizneseve, që kanë pranuar, se i janë drejtuar tregut të fajdeve për të plotësuar nevojat për kreditim gjatë vitit 2020 në krahësim me vitin paraardhës. Sondazhi është kryer mbi biznese të kategorive të mesme dhe të mëdha. Sektorët kryesorë janë ndërtimi, agrondustria, mineralet, shërbimet, etj.

Shqipëria është vendi me shkallën më të ulët të kreditimit nga sektori bankar në Rajonin e Ballkanit Perëndimor me më pak se 33% të PPB në vitin 2019. Shkalla e ulët e kreditimit ligjor arsyetohet nga rritja e dobët e ekonomisë, shkalla e lartë e informalitetit, kushtet e shtrënguara dhe konkurenca e dobët e sistemit bankar, optimizmi i ulët i bizneseve, etj. Goditjet e fatkeqësive natyrore të tërmetit 2019 dhe pasojat e pandemisë në vitin 2020 e rënduan më tej gjëndjen e vështirë të ekonomisë shqiptare.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara