English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per masat shtrenguese per shkak te pandemise

Konfindustria kërkon nga ekzekutivi, që të jetë i përmbajtur në vendimarrjen e mundshme për masa të mëtejshme shtrënguese ndaj pandemisë Covid19. Në cdo rast duhet të mos preken: - së pari, lëvizja e lirë e qytetarëve në  gjithë territorin e vendit dhe - së  dyti, funksionimi normal pa kufizime kohore i punes se industrive. Gjithashtu, rrjetet shërbimeve tregtare, në   cilat është e mundshme te respektohen rregullat shëndetësore, të mos kufizohen në ushtrim aktiviteti. 

Mbështetur në shprehje publike të përfaqësuesve mjekësorë të  ekipeve menaxhuese qeveritare, po qarkullon idea e marrjes së  masave të reja kufizuese ndaj shtimit relativ të ditëve të fundit të shfaqjeve pandemisë Covid 19.

Konfindustria vlerëson, se ekonomia shqiptare nuk mund të  përballojë pa pasoja shkatërrimtare afatgjata masa kufizuese, qoftë edhe afërsisht të  ngjashme me periudhën e 6 mujorit te parë të vitit 2020. Dëmet e plota të pësuara nga ekonomia si pasojë e pandemisë në  vitin financiar paraardhës tejkalonin 2 miliard $, buxheti i shtetit pësoi afër 400 milion $ rënie të ardhurash. Një numër i madh kategorish të biznesit u prekën ashëpër, duke larguar mbi 70 mijë të papunë, përvec papunësisë masive të fshehur dhe të  përkohshme. Gjithashtu, shteti shqiptar me paketën e ndihmës më të ulët në rajon provoi, që ndodhet në kushte pamundësie të plotë financiare të mbështesë efektivisht bizneset dhe qytetarët. Një mbyllje e dytë  do të rrezikonte seriozisht jo vetëm shtimin e pasojave financiare të bizneseve, por para së gjithash do të shkaktonte  falimentim masiv me pasoja të  paparashikueshme ekonomike e shoqerore deri në nivelin e cenimit te qëndrueshmërisë të  sistemit kushtetues të vendit.

 
 

Nisma

+ Data 2021-07-28
Vjosa Region Investments Forum “ Ecosystem for Sustainable Development. EU Green Agenda. Vjosa actual Emergencies and future Challenges. Technology and Environment. 25/9/2021, Gorge of Kelcyra-Albania
[Me shume]
+ Data 2020-12-11
Forumi Ndërkombëtar për shpalljen e Nismës për Strategjinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Basenit të Lumit Vjosa/Aos ( Shqipëri, Greqi). 11/12/2020
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2021 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara