Konfindustria, shpreh shqetësimin për
vazhdimin e pandalshëm të praktikave të rritjes
me akt ligjor të ngarkesës fiskale të karburanteve.
Shqetësimi i Konfindustrisë vjen pas
njoftimeve, se do të rriten me akt ligjor 100 milion euro për një periudhë 10
vjecare ngarkesat fiskale, që do të paguhen nga bizneset dhe qytetarët në cmimet
fundore të shitjes së karburanteve. Veprimi
i mësipërm do të ishte edhe më i papranueshëm, sepse është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me urgjencën e lehtësimit të domosdoshëm të ngarkesës fiskale mjaft të rëndë
të karburanteve në vend.
Konfindustria vlerëson, se nuk ka asnjë vlerë
emërtimi si koncesion, licensim, etj. i aktit ligjor në fjalë, por rëndësi ka
parashikimi dhe ndalimi i pasojave të rënda të rritjes me ligj të cmimeve të karburanteve.
Shqipëria sot është në vendet e para në botë
dhe Rajon për cmimet më të larta dhe cilësinë jashtë standarteve të karburanteve, që përbën një goditje shkatërruese në dëm të zhvlllimit të ekonomisë kombëtare, bizneseve
dhe mirëqënies së qytetarëve shqiptarë.
|