English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per rritjen e cmimit te gazit ne treg

Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen e menjëhershme dhe të fortë prej afër 25% në treg të cmimit të gazit. Rritja e menjëhershme në pothuaj të gjitha pikat e tregtimit dhe në të njëjtën masë të cmimit të gazit natyror është tregues i qartë i mungesës së konkurencës ndërmjet operatorëve, shfaqje të kartelit dhe oligopoleve ne treg dhe me pasoja të drejtpërdrejta te kostot e biznesit, qytetarëve duke rënduar më tej treguesit historikë negativë të zhvillimit ekonomik edhe për vitin 2021.

Konfindustria i kërkon Autoritetit të Konkurencës të fillojë hetim administrativ sa më të shpejtë për rritjen e cmimit të gazit. Sjellje të ngjashme të operatorëve në tregun e gazit dhe të karburanteve në tërësi në Shqipëri janë të pranishme në mënyrë të përhershme dhe fakeqësisht pa zgjidhje nga institucionet rregullatore dhe ekzekutive përgjegjës.

Ndërkohë të dhënat nga bursat ndërkombëtare tregojnë se jo vetëm nuk ka patur rritje të cmimeve të gazit natyror, por përkundrazi kahu është në rënie të dukshme.

 
 

Nisma

+ Data 2020-12-11
Forumi Ndërkombëtar për shpalljen e Nismës për Strategjinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Basenit të Lumit Vjosa/Aos ( Shqipëri, Greqi). 11/12/2020
[Me shume]
+ Data 2020-01-07
Illicit&Money Laundering versus Albanian Business. Plani i veprimeve 2020-2022 e Konfindustrise per pranine, ndikimin dhe perballjen me fenomenet e "parave te zeza" dhe "pastrimit te parave" ne ekonomine shqiptare, vleresuar nga kendveshtrimi i biznesit.
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2021 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara