Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë ka
nxjerrë përfundimet e para të sondazheve me bizneset, lidhur me programet e
paraqitura në publik të partive politike kryesore me rastin e zgjedhjeve të
përgjithshme të 25 prillit.
Sondazhet kanë përfshirë periudhën
shkurt-java e parë e marsit 2021. Në vlerësim janë përfshirë 143 biznese të
kategorive të mesëm dhe të mëdhënj në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan. Sektorët
janë industri, prodhim, shërbime, agroindustri, etj.
- Pyetjes së parë të sondazhit,
që lidhej me besueshmërinë e zbatimit të programeve/premtimeve ekonomike pas
zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga qeverisja politike, 76% e bizneseve u
përgjigjën, që nuk kanë besim ose kanë shkallë shumë të ulët besimi.
- Pyetjes së dytë të sondazhit,
që lidhej me ndikimin e vendimeve dhe/ose premtimeve me rastin e zgjedhjeve të
25 prillit heqje/nxjerrje nga skemat e pagesave të detyrimeve fiskale të
kategorive të biznesit të vogël, 69% e
bizneseve të pyetura u përgjegjën, që janë të dëmshme ekonomikisht në
afatgjatë, prishin konkurencën e lirë në treg dhe do shtojnë informalitetin.
Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë do të
vazhdojë të publikojë të dhënat e e moduleve të tjera të sondazheve të kryera
me bizneset, lidhur me brendinë e programeve ekonomike të paraqitura nga
partitë politike me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Konfindustria, duke marrë shkak edhe nga
përfundimet e mësipërme të sondazheve me bizneset, u bën thirrje partive
politike të jenë më të qartë, të përgjegjshëm dhe profesionalë në programet
ekonomike, që i ofrojnë qytetarëve dhe sipërmarrjes shqiptare në zgjedhjet e 25
prillit.