English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon hetim administrativ per menyren e hartimit te ligjeve

Konfindustria mirëpret pranimin e kërkesës së saj nga Kuvendi i Shqipërisë për të mosmiratuar ndryshimet në projekt ligjin/pl e Kodit Rrugor për penalizimin automatik të qytetarëve për tejkalimin e afatit 30 ditor të siguracionit të automjeteve. Sipas pl të ardhur në Kuvendin e Shqipërisë parashikohej një penalitet i menjëhershëm, qe shkonte deri në 40 mijë lek për të gjithë zotëruesit e automjeteve edhe nëse nuk qarkullonin, mund të ishin të sëmurë, të ndodheshin jashtë vendit, etj.  Mbi 500 mijë zotërues të automjeteve ishin subjekt i penalitetit të parashikuar.

Ndërhyrjet absurde të kryera në pl, që krijonin kushtet për të penalizuar me qindra mijë qytetarë si dhe gjithë procesi i miratimit të tij të kryera pa debat publik, të paarsyetura në thelb, në kushtet e jashtëzakonshme të pandemisë si dhe në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, kishin tipare të mirëfillta të “kapjes së shtetit/state capture”, forma më e lartë e korrupsionit. Është krejtësisht e papranueshme, që të arrihet të merren si nisma, të formulohen dhe të kalojnë me lehtësinë më të madhe pothuaj gjithë procesin e miratimit në drejtori, ministri dhe qeveri, akte ligjore në të cilat parashikohet, që institucione publike si p.sh Policia Rrugore në rastin në fjalë, të punojnë “ de facto” për interesa të biznesit privat.    

Konfindustria i kërkon Kryeministrit dhe Kuvendit të Shqipërisë, që duke u nisur nga rasti në fjalë i Kodit Rrugor,  të fillojë një hetim të thellë administrativ për të nxjerrë përgjegjësit institucionalë dhe individualë, që me shthurrjen, paaftësinë ose korrupsionin e tyre, kanë bërë të mundur dështimin e plotë të pothuaj gjithë hallkave/filtrave shtetërore përgjegjëse për procesin e draftimit në përgjithësi të akteve ligjore, me pasoja të pallogaritshme për interesin publik, shtetëror, ekonominë dhe qytetarët. Në rastin e tentativës së ndryshimeve të Kodit Rrugor përgjegjës të drejtëpërdrejtë janë hallka të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë e Drejtësisë si dhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dhe Autoriteti i Konkurencës për organizimin “ kartel” të tregut të siguracioneve të detyrueshmë në vend.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara