English   |   Kontakt
 
 
 
Sondazhi i dyte i Konfindustrise perpara zgjedhjeve te 25 prillit

Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë ka përpunuar dhe paraqet përfundimet e modulit të dytë të sondazheve me bizneset, lidhur me programet ekonomike të partive politike të  paraqitura me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Sondazhet kanë përfshirë periudhën shkurt-java e parë e marsit 2021. Në vlerësim janë përfshirë 143 biznese të kategorive të mesëm dhe të mëdhënj në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan. Sektorët janë industri, prodhim, shërbime, agroindustri, etj, që punojnë   kushtet e tregjeve të hapura konkurenciale. Në sondazhe nuk janë  përfshirë biznese, që  punojnë në kushtet e tregjeve të  mbyllura, me konkurencë   kufizuar, përfitues të PPP, koncesioneve, licenca të  privilegjuara shtetëroe, etj.

-         Pyetjes së parë të sondazhit të  modulit të dytë, nëse mbështesin taksën e sheshtë  9% të propozuar nga opozita, ose taksën progresive në  rritje, duke filluar nga 15% të  pozitës, dhe/ose asnjerën prej tyre, përgjigjet e bizneseve ishin si më poshtë ;

o  67% e bizneseve mbështesin zbatimin e taksë se sheshtë 9%

o  33% e bizneseve u shprehen me besim te ulët dhe/ose nuk mbështesnin asnjërën prej propozimeve partiake

  

-         Pyetjes së dytë të sondazhit, nëse duhet të zbatohen të  njejtat politika fiskale taksimi përkatësisht për: - kategoritë  e bizneseve, që punojnë në  kushtet e tregjeve të hapura dhe konkurenciale dhe - kategorisë së bizneseve, që  punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura, me konkurencë  të pamjaftueshme, përfitues të PPP, koncesioneve, etj. përgjigjet ishin si më poshtë :

o  71% e bizneseve ishin kundër përdorimit të  politikave fiskale të  njehsuara

o  29% e bizneseve u shprehën për politika fiskale të njehsuara  

Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë do të vazhdojë të publikojë të dhënat e e moduleve të tjera të sondazheve të kryera me bizneset, lidhur me brendinë e programeve ekonomike të paraqitura nga partitë politike me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara