English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per aktin normativ rreth fiskalizimit 2021

Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që thelbi i aktit normativ për fiskalizimin të jetë shtyrja në kohë e zbatimit të procesit në tërësi dhe jo thjesht parashikimi i faljes së gjobave për periudhën 6 mujore korrik-dhjetor 2021. Gjithashtu, dalja e aktit normativ të paprecedentë deri sot për të falur gjoba të pritshme, është treguesi më i qartë i mungesës së profesionalizimit në përgatitje dhe dështimit të paralajmëruar të procesit të fiskalizimit të rradhës.  

Konfindustria vlerëson, se falja e gjobave jo vetëm nuk ka asnjë vlerë për arritjen e qëllimit të procesit të rradhës të fiskalizimit, por rrezikon të shtojë informalitetin, konkurencën e padrejtë, korrupsionin, rënien e të ardhurave buxhetore, duke shtuar kaosin në sistem dhe dëmtuar në afatgjatë ekonominë kombëtare me përfitues vetëm një grup biznesesh zbatues të licencuar të teknologjisë.

Shqipëria si asnjë vend tjetër në  rajon dhe BE ka eksperimentuar shumë herë në një kohë të  shkurtër ndryshimet ligjore të  sistemeve të fiskut. Për të  shmangur dështimin e rradhës kërkohet shtyrja në kohë e zbatimit, qartësimi i plotë  problematikave dhe vetë  arsyetimi i qartë në shifra financiare i nevojës dhe përfitimeve të kryerjes së fiskalizimit 2021. Në cdo rast zbatimi i proceseve strategjike fiskale të ngjashme në  vendet e zhvilluara të BE kërkojnë shumë  më tepër kohë.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara