English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkese per krijimin e Ministrise se Ekonomise

Konfindustria, me rastin e krijimit të qeverisë së re në shtator 2021, kërkon rikrijimin e Ministrisë së  Ekonomisë dhe Tregëtisë si portofol i vecantë i ndarë nga Ministria e Financave. Sa më sipër kërkohet për të shmangur përplasjen e mprehtë të  interesave institucionale të  sotme në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, me pasoja të rënda në prodhimin vendor.  Procesi i integrimit të Shqipërisë  në BE me kushtet shoqëruese të  politikave tregtare e bën edhe më të domosdoshme krijimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë .

Bashkimi i derisotëm i ministrive të ekonomisë dhe financave ka qenë i paarsyeshëm, mekanik dhe jo profesional, duke prodhuar pasoja negative sidomos për industritë shqiptare dhe prodhimin vendor në përgjithësi. Në vendet në  zhvillim dhe me deficit të madh në favor të importeve, sikurse është edhe Shqipëria, vënia e politikave ekonomike dhe tregëtare si shtojca të politikave financiare praktikisht sjell vështirësimin deri në dështim të  cdo nisme për mbështetjen e prodhimit vendor. Shkaku është, se Ministria e Financave ka për synim rritjen me cdo kusht të të  ardhurave buxhetore në kohë sa më të shpejtë, duke mbështetur dhe nxitur në thelb importet. Politikat ekonomike në parim duhet të synojnë zhvillimin në afatgjatë të industrive dhe sektorëve prodhues. 

Konfindustria, mbështetur në  shqetësimet e sipërmarrjes ka kundërshtuar publikisht dhe ka lobuar kundër institucionalisht në mjaft raste të paraqitjes nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë të nismave ligjore, që  godasin industritë, duke favorizuar importuesit.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara