English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per gjendjen e veshtire te infrastruktures rrugore ne Shqiperi

Konfindustria shpreh shqetësimin për gjëndjen e vështirë të infrastrukturës rrugore të vendit e shfaqur dukshëm gjate sezonit turistik 2021 në vazhdim me pasoja të rënda financiare për biznesin, qytetarët, mjedisin dhe zhvillimin e ekonomisë kombëtare. Konfindustria kërkon ndryshim thelbësor të shpejtë të politikave të investimeve dhe mirëmbajtjes të rrjetit rrugor kombëtar, sipas parimit të vlefshmërisë ekonomike dhe jo klientelizmit, korrupsionit, shpërdorimeve, paaftësisë dhe populizmit të deritashëm.

Gjëndje e vështirë, vonesa të tejskashme dhe rradhë të gjata të mjeteve krijohen pothuajse cdo ditë në të gjithë akset kryesore rrugore të vendit drejt kryeqytetit dhe qyteteve kryesore si dhe qëndrave më të rëndësishme turistike të vendit.   

Në mënyrën më paradoksale të mundshme dhe në ndryshim nga cdo vend tjetër të paktën europian, akset rrugore kombëtare ngushtohen kur i afrohesh kryeqytetit të Shqipërisë. Shembull i qartë është rruga e Milot-Tiranë, që ngushtohet afër 10 km para hyrjes në Fushë Krujë dhe më tej deri në Tiranë, duke zhleftësuar dukshëm edhe vetë rëndësinë dhe investimin jo vetëm në Rrugën e Kombit dhe gjithë lidhjen kombëtare dhe ndërkombëtare të veriut të vendit. Gjithashtu, rruga Milot- Lezhë - Shkodër ka nevojë për zgjerim të shpejtë për të përballuar fluksin turistik si dhe ndërlidhjen me rrjetin ndërkombëtar nga Malin e Zi.  Mjaft problematike paraqitet standarti primitiv dhe i rrezikshëm i rrugës Tiranë -Durrës nga Ndroqi. Ndërhyrje e domosdoshme me ndikim të qartë ekonomik janë zgjerimi i aksit qëndror rrugor Rrogozhinë-Elbasan, mbarimi i Unazes së Tiranës dhe i aksit të julindjes Përmet- Kolonjë-Korcë. Vonesat dhe tejzgjatja e punimeve në Unazën e Vlorës dhe rrugën Kardhiq -Sarandë shkaktojnë pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik të vendit, gjithmonë e më shumë i bazuar në industrinë turistike.

Ndryshime thelbësore dhe të shpejta duhet të kryhen edhe në politikat e mirëmbajtjes së sistemit rrugor kombëtar, që kanë treguar shenja të qarta të dështimit, të shpërdorimit të parave publike dhe korrupsionit.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara