English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per ndryshimet e nevojshme ne strukturat e ministrive te reja

Konfindustria, me rastin e krijimit të  qeverisë   dalë  nga zgjedhjet e 25 prillit, kërkon nga Kryeministri Z. Edi Rama, se njëkohësisht gjetjes së emrave të titullarëve të rinj, të kryejë  ndryshime thelbësore në pëgjegjësitë e portofoleve kryesore ministrore, që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm të  vendit.

Konfindustria, duke vlerësuar rezultatet e deritashme të punës së ministrive, problematikave të  shfaqura, gjëndjen e vështirë  ekonomike, proceset e integrimeve rajonale dhe BE, borxhin e lartë publik, përvojat e vendeve të zhvilluara dhe sfidat e hapura të përballjes me fatkeqësitë natyrore dhe shëndetësore, kërkon marrjen parasysh të ndryshimeve të më poshtëme:

 

1-     Krijimin e Ministrisë së  Ekonomisë dhe Tregëtisë, duke e ndarë  nga Ministria e Financave. Bashkimi mekanik i deritashëm i dy pjesëve, në  thelb krijon konflikt të pastër institucional. Sa më sipër, ka patur pasoja të rënda për industritë dhe prodhimin vendas në favor të qartë të  grupeve importuese, mungesës së  politikave ekonomike dhe tregtare të  domosdoshme në  kushtet e proceseve integruese të  tregjeve në shkallë kombëtare me Kosovën, Rajonale, BE dhe më gjerë .

2-     Krijimin e Ministrisë së  Mjedisit, që duhet të mbulojë  vetëm politikat mjedisore të  ndara nga pjesa e Turizmit. Në  rastin e sotëm të Ministrisë së  Turizmit dhe Mjedisit, jemi në  kushtet e një përplasje të  pastër institucionale. Një  pjesë e madhe e problematikave të sotme mjedisore, korrupsionit dhe dështimeve në menaxhimin e burimeve turistike të vendit, me pasojë deri në ngjarje tragjike, vjen nga ndërtimi në  konflikt institucional i dikasterit dhe agjencive vartëse. Turizmi mund të  kalojë si pjesë e Ministrisë së  Ekonomisë .

3-     Krijimin e Ministrisë së Shërbimeve Publike dhe  Ujrave. Sa më  sipër behet domosdoshmëri nga gjëndja e sotme jashtë cdo standarti të  lejueshëm në mbulimin e nevojave të qytetarëve për ujin e pijshëm, të  problematikave mjaft të rënda të trajtimit të derdhjeve të  ujrave të zeza, industriale, mbetjeve të ngurta, etj. Sa më  sipër ka pasoja të  rënda në  afatgjatë edhe në industrinë  turistike.

4-     Ministria e Bujqësisë të lehtësohet nga pjesa e Sigurisë  Ushqimore. Në gjendjen e sotme, pjesa e sigurisë  ushqimore si pjesë  e Ministrisë së Bujqësisë përbën konflikt të hapur interesi institucional me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe konkurencën e ndershme në treg. Pjesa e sigurisë ushqimore për mprehtësinë e problematikave mund të jetë Agjenci Kombëtare në varësi të  drejtpërdrejtë të Kryeministrit ose pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas shembujve të vendeve të BE.

5-     Ministri të ashtuquajtura “ pa Portofol” këshillohet të  shkrihen. Përvoja e deritashme ka treguar, se janë  në rol parazitar dhe të  pakuptimtë.

 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara