English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria njofton, se në 25/9/2021 u organizua Forumi i Parë Ndërkombëtar Investimeve të Vjosës. Në forum ishin të pranishëm Ministria e Mjedisit dhe Turizmit Znj. Mirela Kumbaro, Kryetarë të bashkive të Rajonit të Vjosës nga Shqipëria

Konfindustria njofton, se në 25/9/2021 u organizua Forumi i Parë Ndërkombëtar Investimeve të Vjosës. Në forum ishin të pranishëm Ministria e Mjedisit dhe Turizmit Znj. Mirela Kumbaro, Kryetarë të bashkive të Rajonit të Vjosës nga Shqipëria dhe Greqia, Z. George Tassos, drejtuesi i shoqatës së hoteleve të Epirit-Greqi, institucione financiare dhe zhvillimi ndërkombëtare, Ambasadorja e Greqise në Shqiperi, znj. Sophia Phillipidou, Z. Malfor Nuri, Drejtor i TAP/Trans Adriatic Pipeline, drejtues të agjencisë së projekteve ndërkufitare të BE, Epirius s.a nga Janina-Greqi, etj.

Në forum u paraqitën potencialet e mëdha të zhvillimit të rajonit të Vjosës nga malet e Pindit ne Greqi deri në derdhjen e saj në Detin adriatik si edhe njëkohësisht problematikat e rënda mjedisore të sotme. Nga kryetarët e bashkive të Këlcyrës dhe Përmet përkatësisht Z. Klemend Ndoni dhe Znj. Alma Hoxha u paraqitën gjendja e rënde e Ekosistemit të Vjosës, sidomos nga derdhjet e ujrave të zeza dhe menaxhimit jashtë cdo standarti të mbetjeve te ngurta urbane dhe industriale. Në forum nga grupi i profesorëve të Universitetit Politeknik të Tiranës u paraqit edhe projekt idea e modeleve të ndërtimit të impiamntit të përpunimit të ujrave të zeza në bashkinë e Këlcyrës.   

Kryetari i Bashkise Konicë-Greqi, Z. Exrhou Nikolaos dhe drejtori i Shoqatës së hotelierëve të Epirit- Greqi mbështetën nismën e Konfindustrisë për të punuar bashkërisht të gjithë partnerët në Greqi dhe Shqipëri për mbrojtjen e ekosistemit të Lumit Vjosa. Ata u shprehën, se mënyra më e mirë e rritjes së efektivitetit në shërbim të interesit të qytetarëve të rajonit të Vjosës në të dy anët e kufirit është bashkpunimi, përfitimi nga përvojat e dyanshme dhe përgatitja e paketave të përbashkëta turistike. Ata kërkuan, që takimi i rradhës i aktiviteteve të Konfindustrisë per Modelin e Vjosës “Ekosistem për Zhvillim të Qëndrueshëm” të zhvillohet në Greqi.

Z. Malfor Nuri, drejtori i TAP -Shqipëri paraqiti në mënyrë profesionale standartet e larta shumë përmasore të zbatuara gjatë ndërtimit të gazsjellësit në të gjithe hapsirën e përshkruar nga TAP në Shqipëri. Në fjalën e tij Z. Nuri shprehu gatishmërinë e TAP për të bashkpunuar me qëllim përvetësimin e përvojës dhe standarteve të larta të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në zonat përgjatë gjurmës së gazsjellësit TAP. 

Znj. Mirela Kumbaro shprehu mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit për nismën e ndërtimit të Modelit “Ekosistem për Zhvillim të Qëndrueshëm” të basenit të Rajonit të Vjosës, duke e vlerësuar si një mundësi për ta zbatuar edhe në pjesë të tjera të vendit.  

Përfaqësues të tjerë, të pranishëm në takim nga institucionet e huaja financiare dhe të zhvillimit, shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur nismat për zhvillimin e qëndrueshëm, industrinë e turizmit, etj..  

Në fjalën e tij hyrëse dhe në përfundim të takimit Z. Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë shprehu rëndësinë e madhe të mbrojtjes së mjedisit për zhvillimin e qëndrueshem ekonomik të rajoneve dhe vendit në tërësi, rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar si dhe plotësimit të kushteve të Agjendës së Gjelbër të BE. Ai tha, se vendimi i qeverisë shqiptare për mosndërtimin e HEC-eve ishte i mirëpritur, i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm. Tashmë, ka ardhur koha e dhënies zgjidhje të disa problemeve te rënda mjedisore, që prekin dhe dëmtojnë rëndë Basenin e Lumit Vjosa si dhe duhet të pergatitemi për zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë turistike dhe sektorëve shoqërues të saj. Z. Buxhuku u shpreh, se janë të gjitha mundësite, që nëse do të punohet sipas modelit “Ekosistem për Zhvillim të Qëndrueshëm” dhe thellohet bashkpunimi ndërkufitar, Rajoni i Vjoses i ka të gjitha mundësite për të shërbyer si motorr i zhvillimit ekonomik me ndikim të madh edhe në ekonominë kombëtare.

Nga të pranishmit në takim u shpreh gatishmëria e vazhdimit të takimeve ndërmjet përfaqësuesve të gjithë niveleve të Shqipërisë dhe Greqisë për Rajonin e Vjosës. Takimi i rradhës do të zhvillohet në Greqi si dhe në nivel sektorial me projekte konkrete.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara