English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon krijimin e Entit Rregullator te Karburanteve

Konfindustria, duke vlerësuar pasojat e rënda të krizës energjitike, do të paraqesë zyrtarisht për Qeverinë dhe vendimarrjen politike të të gjithë krahëve, kërkesën për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK si institucioni rregullator i sektorit strategjik të karburanteve, që njëkohësisht përbën tregun më të madh me mbi 10% të PPB me afër 1.5 miliard USD në ekonominë e Shqipërisë. Kriza energjitike ka filluar të prekë qytetarët, biznesin dhe ekonominë shqiptare, pikërisht me rritjen e fortë brenda dy muajsh prej mbi 15% të cmimeve të naftës dhe benzinës dhe mbi 80% të gazit.  

Konfindustria, mbështetur ne problematikat vendore dhe modelet e ngjashme të shteteve të tjera vlerëson, që ERRK duhet të jetë përgjegjëse për: - përcaktimin e cmimit tavan të karburanteve dhe gazit për konsumatorët, - për cilësinë e karburantit të tregëtuar, - licensimin e operatorëve të tregut, përfshi edhe shërbimet portuale dhe impiantet e prodhimit, - standartet e konkurueshmërisë dhe luftën kundër karteleve, oligoleve, etj. ERRK është i domosdoshëm edhe për të siguruar përcjelljen e uljes së ngarkesës tatimore drejt qytetarëve dhe biznesit. Në kushtet e sotme të mungesës së konkurencës në treg cdo ulje e ngarkesës tatimore rrezikon të ishte drejtpërdrejt e ardhur shtesë e grupimeve oligopol dhe dëmtim të të ardhurave buxhetore pa asnjë përftim për qytetarët dhe bznesin.

Tregu karburanteve në Shqipëri shfaq shenja të qarta të grupimeve kartel dhe oligopol në shërbimet portuale, tregtinë me shumicë dhe pakicë, duke prodhuar pasoja me cmimet ndër më të larta krahësimore në nivel botëror dhe standarte cilësie mjaft të ulta. Autoritetet përgjegjëse kanë dështuar për rregullimin e tregut.

Kërkesa për ngritjen e ERRK është pjesë e paketës antikrizë energjitike përgatitur nga Konfindustria, që së shpejti do ti paraqitet e plotë vendimarrjes politike.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara