English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon ngritjen e fondit antikrize te energjise.

Konfindustria kërkon, që në buxhetin e vitit 2022 të parashikohet ngritja e Fondit Antikrizë të Energjisë/FAE si zë i vecantë dhe i jashtëzakonshëm për tu përballur me parandalimin dhe zbutjen e pasojave të krizës së lajmëruar energjitike. Pjesë të fondit mund të jenë edhe burime të ardhurash financiare nga përmirësimi i menaxhimit të deritashëm të kompanive publike të energjisë. Qëllimi i krijimit të FAE është përdorimi për të shmangur ose zbutur rritjen e cmimeve të energjisë dhe/ose politikat e mbështetjes ekonomike të shtresave më të pambrojtura shoqërore.

Konfindustria vlerëson, se duhen përpunuar të gjitha skenarët e mundshëm për të shmangur rritjen e cmimeve të energjisë elektrike. Skenari i parapërgatitur qeveritar parashikon, që duke filluar nga 1 janari 2022,  mbi 7700 biznese, që përbëjnë thelbin e industrive shqiptare do të detyrohen të paguajnë energji elektrike me cmime tregu, deri në 3 herë më të lartë. Bizneset do të përballen me rritje të fortë të kostove të prodhimit dhe shërbimit, uljen e konkurueshmërisë dhe deri në rrezikun e falimentimit dhe qytetarët me rritjen e pashmangshme të kostos së jetesës. Prekja do jetë e dukshme sidomos për industrinë e materialeve të ndërtimit, agropërpunimit, të miellit, qumështit, pijeve, turizmit, etj. Sot Shqipëria ka 20-50% cmime më të larta të energjisë elektrike për bizneset krahësimisht vendeve të Rajonit.

Konfindustria vlerëson, se vetëm pas shterimit të gjithë mundësive financiare dhe institucionale, duhet kaluar në skenarët e rritjes së cmimit të energjisë elektrike. Në rastin e fundit skenarët e zbatuar duhet të përmbajnë parimet përkatësisht të:- rritjes më të ulët të mundshme të cmimit të energjisë, - shpërndarje të njësuar për gjithë kategoritë e bizneseve, - mbrojtjen të shtresave shoqërore më të dobëta/konsumatorë fundorë.

Konfindustria ka përgatitur Paketën e kërkesave dhe propozimeve të saj për përballimin e krizes energjitike, që do t'ja paraqesë së shpejti ekzekutivit dhe vendimarrjes politike.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara