English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per akcizen e gazit

Konfindustria vlerëson, se është e paarsyetuar dhe kundërshton vendosjen e akcicëz prej 6 lekë/litër e gazit të lëngshëm si dhe heqjen e rimbursimit për industritë, të parashikuar në draft paketën fiskale 2022 nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Aq më shumë, janë të pambështetura propozimet e mësipërme, në kushtet e krizës së rëndë energjitike, që po kalon tashmë vendi nga rritja e pakontrolluar e cmimeve të karburanteve dhe paralajmërimet e rritjes së fortë në janar 2022 të cmimeve të energjisë elektrike për mbi 7700 bizneset kryesore shqiptare.

Konfindustria vlerëson, se në kushtet e një tregu të karburanteve në Shqipëri jo konkurencial dhe me prani të qartë të karteleve dhe oligopoleve duke filluar nga shërbimi portual, furnizimi me shumicë dhe shitjet me pakicë, cdo rritje e ngarkesës fiskale do të shkojë drejtpërdrejt në rritjen e cmimit fundor dhe kostove përkatëse për bizneset, industritë dhe qytetarët. Shqiptarët sot përballen krahësimisht me cmimet nga më të larta në botë të cmimit të karburantëve, shoqëruar me cilësi mjaft të dobët.

Gjithashtu, në kushtet e mungesës së plotë të pranisë së agjencive publike rregullatore përgjegjëse dhe shkallës së ulët të konkurencës në treg, ulja me 2 lekë/litër e akcizës së sotme të gazit të lëngshëm për automjetet rrezikon të përfundojë si fitim shtesë për grupet oligopol të karburanteve dhe gazit të lëngshëm.

Konfindustria, duke marrë shkak edhe nga përgatitja e paketës fiskale 2022, përsërit kërkesën e saj drejtuar qeverisë dhe vendimarrjes politike, që sa më shpejt të krijojë Entin Rregullator të Karburanteve/ERRK si përgjegjës për cmimet dhe cilësinë e produkteve të tregut të karburanteve dhe gazit. Tregu i karburanteve është më i madhi në ekonominë shqiptare me mbi 10% të PPB dhe mbi 1.5 miliard $USD qarkullim vjetor. Krijimi i ERRK është i domosdoshëm për të zbutur pasojat shkatërruese të krizës energjitike për ekonominë kombëtare, bizneset dhe qytetarët shqiptarë.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara