English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per paketen fiskale 2022

Konfindustria, duke marrë shkak nga problematikat e draftit të paketës fiskale 2022, kërkon nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë të bëjë të mundur vazhdimin e konsultimit me grupet e interesit gjatë shqyrtimit në seancë plenare. Këshillimet me grupet e interesit në përgatitjen e paketës fiskale 2022 kanë qenë nga më të shkurtërat në nivel historik.

Konfindustria vlerëson, se paketa fiskale 2022 është ndërtuar, duke synuar vetëm pjesën financiare të mbushjes në afatshkurtër të buxhetit. Në mënyrë të papranueshme mungojnë krejtësisht  vlerësimet e domosdoshme arsyetuese të pasojave ekonomike të zbatimit të saj në nivel kombëtar dhe kategorive të prekura të biznesit. Shënojmë, se Shqipëria nuk ka portofol të vecantë qeveritar për ekonominë, por e ka të përfshirë në konflikt të qartë interesi institucional brenda Ministrisë së Financave. 

Ndërkohë, Konfindustria nga propozimet e paketës fiskale mbështet përkatësisht : - ndryshimet në tatimin mbi të ardhurat dhe pagën, si dhe  – taksën shtesë të karburanteve për jahtet turistike.

Konfindustria vlerëson, se draft paketa fiskale 2022 në tërësi do të krijojë vështirësi shtesë për: - prodhimin vendor, - industritë, sidomos në kushtet e krizës energjitike, - uljen e fuqisë konkuruese të ekonomisë në tërheqjen e investimeve si dhe - krahësimisht prodhimeve dhe shërbimeve të ngjashme të importit. 

Përfundimet e analizës së Konfindustrisë, mbështetur në të dhënat e ardhura nga bizneset tregojnë, se sektorët ekonomikë më të prekur parashikohet të jenë; - sektori i prodhimeve bujqësore, kryesisht nga serat industriale, - prodhimi i qumështit dhe nënproduktet e tij, -  agroturizmi, -kategori të gjera të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme/SME.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara