English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per rrjedhjen e te dhenave personale

Konfindustria vlerëson, se skandali i fundit të rrjedhjes masive të të dhënave të ndjeshme të qytetarëve dhe bizneseve, pritet të ketë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare.

Së pari, është një goditje e drejtëpërdrejtë e përpjekjeve për formalizimin e ekonomisë. Qytetarët dhe bizneset, në kushtet e pasigurisë së plotë të ruajtjes së të dhënave të tyre të ndjeshme nga agjensitë shtetërore nuk do të kenë vullnetin e nevojshëm për formalizim të pasurisë dhe aktivitetit tregëtar. Konfindustria do të kërkojë ndëprerjen për afat të pakufizuar të gjithë procesit të fiskalizimit dhe lejim të rikthimit në gjendjen fillestare të subjekteve të përfshira.

Së dyti, rrjedhja e të dhënave personale dhe biznesore cënon rëndë besueshmërinë e shtetit shqiptar sidomos në rastet e tregjeve financiare dhe investimeve të huaja, që edhe kështu janë në rënie dhe më të ultat në rajon.

Gjithashtu, shteti shqiptar rrezikon potencialisht të penalizohet në vlera të mëdha financiare nga kërkesat për dëmshpërblim nga qytetarët dhe bizneset për pasojat negative, që rrjedhja e të dhënave mund të prodhojë në aktivitetin tregtar dhe pasurinë personale.

 
 

Nisma

+ Data 2021-12-07
Konfindustria në bashkëpunim me aktorët kryesorë të infrastrukturës së energjisë në Shqipëri, organizon Expo Forumin “INFRASTRUKTURA ENERGJITIKE DHE PROJEKTET E INVESTIMEVE 2022 NË KUSHTET E KRIZES GLOBALE DHE LIBERALIZIMIT TË TREGUT”, 10.
[Me shume]
+ Data 2021-09-28
Konfindustria njofton, se në 25/9/2021 u organizua Forumi i Parë Ndërkombëtar Investimeve të Vjosës. Në forum ishin të pranishëm Ministria e Mjedisit dhe Turizmit Znj. Mirela Kumbaro, Kryetarë të bashkive të Rajonit të Vjosës nga Shqipëria
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2022 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara