Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike,
që të krijojë sa më shpejt Entin Rregullator të Karburanteve/ERRK për të lehtësuar
biznesin dhe qytetarët nga pasojat e rënda ekonomike të krizave të përsëritura
të naftës.
ERRK duhet të ndërtohet dhe funksionojë sipas
shembullit të vendeve të tjera të rajonit, që sot e kanë cmimin deri 30-40% më
të ulët dhe cilësinë mjaft më të mirë sesa Shqipëria. ERRK shërben edhe si garantues
i suksesit të politikave mbrojtëse fiskale mbrojtëse.
Politikat ekzekutive dhe agjencitë
rregullatore në tregun e karburanteve kanë dështuar plotësisht në mbrojtje të
interesit publik dhe kanë lejuar praninë e grupimeve me shenja të qarta të
tipit kartel dhe oligopol me shenja të korrupsionit “”kapje të shtetit”.
Pasojat e keqndërtimit të tregut të kartel të
karburanteve janë shkatërruese në afatgjatë për ekonominë, biznesin dhe qytëtarët.
Rritja e cmimit të karburanteve dhe energjisë, që ka filluar nga muaji shtator
2021 dhe në vazhdim, është shkaku kyesor i tejkalimit të inflacionit të shënjestruar
të Bankës së Shqipërisë në mbi 3,8%, cmimeve të shportës bazë, rritjes së
kostove të bizneseve me rrezik deri në falimentim dhe goditje të fuqisë
konkuruese të ekonomisë kombëtare.
Gjatë muajit shkurt 2022 cmimi i naftës në
tregun shqiptar arriti në nivelet më të larta historike dhe me kahje në rritje
të mëtejshme, nëse nuk merren politikat mbrojtëse.
|