English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkese per ndryshime ne qeveri

Konfindustria, duke vlerësuar shkaqet e krijimit dhe të menaxhimit të dobët të krizave shkatërruese në energji, karburante si dhe crregullimit masiv të tregjeve, shpreh domosdosmërinë e ndryshimeve të thella dhe sa më të shpejta në kabinetin qeveritar.

Së pari, kërkohet krijimi i Ministrisë së Energjisë si portofol i vecantë. Është krejtësisht e papërligjur, që sektori strategjik i energjisë elektrike dhe i karburanteve, që së bashku përbëjnë një nga shtyllat kryesore të sotme dhe të ardhme të ekonomisë kombëtare me mbi 2,2 miliard $/vit qarkullim dhe mbi 15% të PPB, me ndikim të drejtëpërdrejtë për gjithë kategorittë e bizneseve dhe qytetarët, të mos përfaqësohen si dikaster më vete. - Kriza e energjisë si pasojë e keqmenaxhimit të plotë të rezervave të KESH gjatë vitit 2021 me shenja të dukshme korrupsioni, -spekullimet tregtare të shitje-blerjes së energjisë, - mosvënia në punë prej vitesh e Bursës së Energjisë APEX, - vonesat në zbatim të projekteve energjitike të ripërteritshme, - cmimet e larta, cilësia shumë e dobët dhe moskontrollet e rezervës së 3 mujore të karburanteve, - arbitrazhet ndërkombëtare, etj., janë vetëm disa shembuj, që arsyetojnë kërkesën e mësipërme.

Së dyti, kërkohet krijimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë si portofol i vecantë. Është përplasje e pastër interesash institucionale bashkimi i financave me ekonominë në një ministri, sikurse është organizimi i sotëm.  Në krizën 2021-22 ekonomia shqiptare tregoi qartë që nuk ka konkurencë, ka prani masive kartelesh dhe monopolesh. Politikat tregëtare janë tërësisht në favor të importit dhe kundër prodhimit të brendshëm. Sa më sipër është vecanërisht me pasoja të rënda në raste të krizave ekonomike. Krejtësisht pa oponencë institucionale financat janë të interesuara për grumbullim sa më të shpejtë, në vlera sa më të mëdha dhe me cdo mjet të të ardhurave në buxhet.  Përmendim, se gjatë krizës ekonomike më të rëndë për bizneset dhe qytetarët vetëm në muajt janar, shkurt 2022 janë shtuar më afër 200 milion$ të ardhurat në buxhet e shtetit nga rritja e cmimeve të importeve. Gjithashtu, prania edhe e  përfaqësuesve të Ministrisë së Financave në Bordin e Administrimit të Karburanteve është arsye që cmimi krahësimor i shitjes me pakicë është të paktën 10-15 lekë/litër më i lartë. Pasojat janë shkatërruese për ekonominë, industritë, prodhimin vendor dhe qytetarët shqiptarë në afatgjatë.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara