Konfindustria vlerëson, se fuqia konkuruese e
ekonomisë shqiptare, krahësimisht shteteve të Rajonit dhe partnerëve kryesorë
tregtarë, ka rënë me mbi 8 pikë përqindje në 3 mujorin e parë të vitit 2022.
Analiza e kryer nga Qëndra e Studimeve të
Konfindustrisë ka treguar, se shkak kryesor për humbjen e fuqisë konkuruese të
ekonomisë shqiptare janë si më poshtë:
1- Thellimi në vlerë absolute dhe
relative të kostove shtesë të karburanteve për bizneset dhe qytetarët. Shqipëria
ka cmime të karburanteve 10-25% më të larta.
2- Kostot e energjisë elektrike për
industritë dhe prodhimin. Cmimi i energjisë elektrike është më i larti në Rajon
për industritë dhe bizneset.
3- Mungesa e politikave financiare dhe
fiskale efikase mbështetëse për përballimin e pasojave të krizës globale të lëndëve
të para. Shqipëria është vendi me mbështetjen financiare më të ulët në Rajon për
përballimin e pasojave të krizës së Ukrainës dhe tregjeve globale.
4- Politikat tregëtare dumping e
drejtëpërdrejta dhe të tërthorta të shteteve konkurente për eksportet e tyre në
dëm të prodhimeve dhe shërbimeve vendore.
Pasojat janë të rënda sidomos në sektorët e
industrisë dhe shërbimeve. Më të ndjeshëm nga rënia e fuqisë konkuruese të
ekonomisë shqiptarë janë: - sektorët e matërialeve të ndërtimit, - bujqesia, - agroindustria,
-eksportet, - turizmi, - ndërtimi, - mineralet, etj.
Konfindustria vlerëson, se nëse sa më shpejt
nuk merren masat e nevojshme dhe zgjatet në kohë goditja e fuqisë konkuruese të
ekonomisë shqiptare, pasojat do të jenë të rënda deri në falimentim pa kthim për
industri dhe biznese të rëndësishme shqiptare.
|