English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per perberjen e Bordit te Karburanteve

Konfindustria kërkon, që qeveria të ndryshojë përbërjen e Bordit të Trasparencës, duke përjashtuar përfaqësuesit e operatorëve të karburanteve si antarë me të drejtë vote në vendimarrje. Është e papranueshme dhe tërësisht e paarsyeshme, që vendimarrjet të përcaktohen pikërisht edhe nga subjektet, që duhet të jenë objekt vëzhgimi për spekulime të mundshme në treg dhe për të cilët përligjet qëllimi i krijimit të vetë Bordit të Trasparencës.   

Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional, i përhershëm dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të Maqedonisë së Veriut. 

Konfindustria vlerëson, se përbërja e deritashme, burimet e njëanshme të të dhënave dhe mungesa e antarëve të pavarur dhe profesionistë, krijojnë hapsira të mëdha për interpretim të pasaktë, subjektivizëm dhe korrupsion të tipit “state capture/kapje e shtetit” në vendimarrjet e Bordit të Trasparencës. Roli i deritashëm i tij ka qenë vetëm veprimi si “mburojë shtetërore” ndaj spekullimeve antitreg të operatorëve në dëm të interesit publik, biznesit dhe qytetarëve.

Konfindustria vlerëson, se përfituesit e vetëm të mënyrës së deritashme të punës së Bordit të Trasparencës janë :-rritja e sforcuar e të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, që për periudhën 5 mujore ka rritur të ardhurat me afër 350 milion euro më shumë nga plani si dhe - kompanitë e karburanteve. Dyshime të arsyeshme ka edhe për fshehje fiskale dhe kontrabandë në vlerë qindra milionë euro/vit në tregun e karburanteve.Të dy palët e mësipërme në mënyrë absurde dhe përtej cdo modeli të janë palët përbërëse të Bordit të Trasparencës.    

Konfindustria shpreh shqetësimin e saj për rritjen në nivel të ri rekord të cmimit të karburantit në mbi 2.2 euro/litër me vendim të Bordit të Trasparencës nga më të lartët në Europë. Cmimet e reja thellojnë edhe më shumë diferencën me vendet e Rajonit, me pasoja shkatërruese për ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët. 

Konfindustria kërkon edhe njëherë ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për lehtësimin e ngarkesës fiskale me qëllim uljen e cmimit të karburanteve.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara