English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon shkrirjen e Bordit te Transparences dhe ngritjen e Entit Rregullator te Karburanteve

Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike të ndërmarri nismën ligjore për shkrirjen e menjëhershme të Bordit të Trasparencës/BT shoqëruar me themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERK. ERK të krijohet si institucion i përhershëm, profesional dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, sipas modeleve rajonale të provuara të sukseshme. BT është institucion i përkohshëmnë, në varësinë e qeverisë dhe përbëhet në një akt te qartë konflikti interesi në gjysmën e antarëve nga subjektet, që duhet të kontrollohen.

Konfindustria vlerëson, se Bordi i Trasparencës në gjithë vendimarrjet e tij ka vepruar në dëm të interesit publik, duke favorizuar qartësisht kartelin e karburanteve, sidomos në çmimet e  tregut të shumicës dhe tarifat e operacioneve portuale dhe depozituese, si dhe shtimin e sforcuar të të ardhurave publike me pasoja të rënda për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë.

Rasti më i qartë i vendimarrjes klienteliste të Bordit të Trasparencës është i datës 6/8/2022. Me një akt qartësisht sfidues ndaj interesit publik dhe pa asnje shpjegim teknik shoqërues nga BT çmimi i naftës u ul me vetëm 1 lek/litër, të paktën 20 here më të vogël, sesa bëhej e mundur nga vlerësimet krahësimore të rënies së çmimeve në bursat ndërkombëtare. Cmimi i naftës me pakicë duhej të ishte nën 200 lekë/litër.

Shqipëria ka sot cmimet e karburanteve nga më të lartët në botë në vlerësim relativ dhe 20-30% në vlerësim absolut në rajon. Sa më sipër shoqërohet më cilësi jashtë standarteve minimale ndërkombetare dhe abuzime të rënda vjedhje të volumeve të shitjes së karburanteve. Ngarkesa fiskale është nga më të lartat në rajon, duke nxitur qartësisht kontrabandën masive.

Kostot e abuzimit në sektorin e karburanteve shoqëruar dhe me kontrabandën masive në dëm të buxhetit të shtetit, mund të arrijnë deri në 500 milionë/vit në dëm të bizneseve, qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik në afatgjatë. Këtu nuk llogariten kostot e dëmëve mjedisore, shëndetësore, makineri, pajisje dhe pasojat e drejtëpërdrejta në sektorët e tjerë të ekonomisë.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara