English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per koncesionin e Portit te Durresit

Konfindustria, mbështetur në rëndësinë e madhe ekonomike dhe gjeostrategjike në afatgjatë të Portit Tregëtar të Durrësit, vlerëson se është e domosdoshme, që marrëveshja koncesionare e privatizimit dhe ndryshimit të qëllimit të shërbimit të tij, të bëhet e njohur për publikun dhe të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu, në kuptimin e proceseve integruese dhe detyrimeve euroatlantike të sigurisë, pëlqimi zyrtar i BE dhe SHBA është i nevojshëm në rastin në fjale.

Konfindustria vlerëson me shqetësim, se duhet të shmangim me çdo kusht përsëritjen e një afere të re të ngjashme në shume pika me rastin e shumëpërfolur “djegësve/incineratorëve”, por në përmasa dhe pasoja shumë herë më të rënda.

Konfindustria vlerëson, se deri më tash ka paqartësi dhe mungesë të skajshme informacioni publik për konçesionin e Portit të Durrësit. Është e domosdoshme të sqarohet para së gjithash, nëse njihen pronarët fundorë të kompanisë partnere të koncesionit si dhe vlera, burimi, mënyra, koha dhe garancitë ligjore të kryerjës së investimit të parashikuar. Do të ishte krejtësisht e papranueshme dhe me pasoja të paparishikueshme ekonomike, të luftës kunder pastrimit të parave dhe sigurisë, nëse kompania partnere do të jetë e regjistruar në parajsa fiskale. Shqipëria nën trysninë e Këshillit të Europëë ka detyrimin të bëjë të ditur pronarët fundorë të kompanive “guackë”.

Vlerësojmë, se shteti shqiptar kapitalizon mbi 1.5 milion m2 siperfaqe trualli të Portit të Durrësit me vlerë shumë të lartë, që do të jetë automatikisht pronë e koncesionarit. Një pasuri e tillë e çmuar nuk do të jetë më pronë e shtetit shqiptar, por është e privatizuar “de jure”, që në çastin e derdhjes si kontribut në kapitalin e konçesionarit në të cilin administrimin e bën partneri privat, që zotëron 70% të aksioneve. Në rast konflikti potencial zgjidhja mund të kryhet vetëm në Gjykatat Ndërkombëtare.

Konfindustria kërkon të bëhet e njohur, se cilat do të jenë përfitimet e ekonomisë kombëtare në afatgjatë të shprehuara në vlera financiare nga një koncesion i tillë si dhe të dhënat ligjore, teknike, ekonomike, financiare, kohën e ndërtimit dhe subjektet, që do të kenë monopolin e shërbimeve portuale në portin e ri të Porto Romano.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara