English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per raport progresin 2022

Konfindustria mbështet në përgjithësi gjetjet e Raport Progresit 2022 të përgatitur nga Komisioni Europian/KE për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit. Megjithatë, vlerësojmë, se pjesa e Raport Progresit 2022 për kapitujt ekonomikë, që prekin drejtëpërdrejtë edhe marrëdhëniet tregëtare me Bashkimin Europian mund të ishte më e thelluar profesionalisht dhe më e plotë në trajtim.

Konfindustria vlerëson, se shqetësim i ndjeshëm për gjëndjen dhe konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare, sidomos për industritë dhe prodhuesit në përgjithësi, paraqesin politikat tregëtare. Në vazhdimësi kategori të gjera të industrive dhe prodhuesve shqiptare ndihen nën trysninë e politikave tregëtare të vendeve konkurente, veçanërisht të Bashkimit Europian. Eksportet e kategorive të prodhimeve dhe shërbimeve të shumta të vendeve të BE, si pasojë e ndihmave dhe financimeve në mënyrë jopërpjestimore me të ngjashmit e tyre “ Made in Albania”, në mjaft raste janë në kufijtë e ndershmërisë tregëtare dhe marrëveshjeve të lidhura si MSA/ Marrëveshja e Stabilizim Associjimit, OBT,. Veçanërisht gjëndja e mësipërme ka ardhur duke u rënduar pas pasojave të pandemisë Covid. Institucionet përgjegjëse shqiptare kanë kapacitete mjaft të dobëta për tu përballur me problematikën e mësipërme.

Konfindustria vlerëson, se më të thelluara duhet të ishin edhe pjesët e Raport Progresit 2022 në fusha të rëndësishme si zhvillimi qëndrueshëm, me fokus kryesor gjetjen e mundësive dhe financimeve të nevojshme për plotësimin e standarteve mjedisore si edhe sigurinë ushqimore. Problematike në mjedisin e biznesit shqiptar paraqitet edhe dukuria e korrupsionit, sidomos të “state capture/kapjes së shtetit”në vendimarrjet qeveritare, monopolet, prishja e konkurencës dhe cilësia ende mjaft e ulët e sistemit gjyqësor. Gjithashtu, efektiviteti i përdorimit të financimeve të deritashme të rëndësishme të BE me synim të orientimit më eficient të tyre në të ardhmen në fushat e mësipërme vlen të analizohet.

Konfindustria mbështet në tërësi qëndrimet e Komisionit të BE, lidhur me pasojat e mundshme për ekonominë dhe standartet e konkurueshmërisë së biznesit shqiptar, të nismave të qeverisë shqiptare të tilla si “falja fiskale”, “pashaportat e arta”, etj.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara