English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon plotesimin e paketes fiskale 2023

Konfindustria i kërkon qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, që të plotësojnë domosdoshmërisht Paketën Fiskale 2023 me masa të prekshme dhe me ndikim të drejtëpërdrejtë në përballimin e krizës energjitike nga bizneset dhe qytetarët.

Konfindustria mbështet në parim vendosjen e takses se jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë, sipas modelit të vendeve të BE. Taksës së jashtëzakonshme duhet ti nënshtrohen pa përjashtim të gjithë prodhuesit e energjisë elektrike, që e kanë shitur energjinë në tregun e lirë gjatë vitit 2022 dhe jo vetëm disa prodhues të mëdhenj. Ka të dhëna, që edhe prodhues të vegjël dhe të mesëm kanë shitur energji elektrike në treg të lirë në shkelje të kontratave konçesionare, që detyrojnë shitjen energjisë kompanive publike me çmim të paracaktuar. Gjithashtu, duhen parë hapsirat ligjore të marrëveshjeve koncesionare, që taksimit të ngjashëm ti nënshtrohen edhe kompanitë prodhuese të naftës.

Konfindustria, mbështetur në vlerësimet e ardhura nga bizneset, kërkon parashikimin në Paketën Fiskale 2023 të masave si më poshtë për lehtësimin e përballimit të krizës energjitike:

1-     Përjashtimin nga të gjitha llojet e taksave të “gazit të lëngshëm” për vitin fiskal 2023 pa përjashtim për përdorim familjarë, biznese dhe automjete. E njejta masë të merret për importet e “druve të zjarrit” dhe prodhimeve të ngjashme për ngrohje. Masa e mësipërme është me ndikim të ndjeshëm edhe në mbrojtjen e mjedisit nga prerjet e pemëve.

2-     Të përjashtohen nga taksat të gjitha materialet/pjesët, që përdoren për prodhimin e “paneleve diellore” dhe prodhimeve “ termoizoluese” të banesave. Me qëllim nxitjen e industrisë së prodhimit të paneleve diellore në vend të parashikohet mbështetje financiare në buxhetin e vitit 2023, sipas modeleve të vendeve të tjera të BE dhe Rajonit.

Masat në fjalë kanë ndikim të papërfillshëm në të ardhurat e parashikuara të buxhetit të shtetit.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara