English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per ndertimet dhe situaten pas termetit ne Shqiperi

Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme dhe të shpejta në sektorin e ndërtimit për përballimin e tragjedive të ngjashme me tërmetin e Turqisë të vitit 2023 dhe të vitit 2019 në Shqipëri. Mungojnë pothuaj krejtësisht të dhënat për veprimet e domosdoshme nga agjensitë ekzekutive si mësim për të mos përsëritur gabimet, që rënduan shumë pasojat e tragjedisë së tërmetit të vitit 2019. Përgjegjësi të qartë ka edhe sistemi i drejtësisë me faljet e dhëna të personave dhe subjekteve përgjegjëse te tragjedisë me shprehje të qartë të subjektivizmit dhe korrupsionit.

Konfindustria shpreh shqetësimin, se ende në Shqipëri punohet me standarte antisizmike ligjore të para 50 viteve. Për më shumë, standartet e tejkaluara antisizmike dhe të lëndëve të para të përdorura në ndërtim, shoqërohen edhe me problematika të theksuara të moszbatimit të tyre në praktikë, mungesës së kontrolleve dhe lëshimit të lejeve të shfrytëzimit nga pushtetet vendore në kushtet e subjektivizmit, paaftësisë dhe korrupsionit.

Konfindustria vlerëson, se në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019 po përsëriten të njëjtat praktika korruptive të mosfunksionimit të shtetit ligjor sikurse edhe në Turqi. Praktikisht të gjitha kompanitë, agjensitë qëndrore dhe vendore, inxhinierët, etj., të ndaluar si përgjegjës të tragjedisë, me pasoja të pallogaritshme në humbje jete dhe dëmet ekonomik të tërmetit të vitit 2019, kanë fituar pafajsinë nga sistemi drejtësisë dhe vazhdojnë lirshëm aktivitetin e tyre të biznesit. Mungon raportimi publik, se cilat janë kompanitë dhe personat, që janë dënuar penalisht dhe financiarisht, liçencat e hequra, shkarkimet nga administrata qëndrore dhe vendore, faljet e kryera të përgjegjësve të tragjedisë së tërmetit të vitit 2019, etj.

Konfindustria vlerëson, se përvec rrezikut të përsëritjes së fatkeqësive njerëzore, ekonomike dhe financiare si pasojë e lejimit të vazhdimit të biznesit nga kompanitë e ndërtimit përgjegjëse tragjedisë së tërmetit të vitit 2019, kemi edhe prishje të qartë të parimit të konkurencës ne treg në dëm të kompanive të rregullta.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara