English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per rritjen e pages minimale

Konfindustria mbështet në parim shqetësimin e ekzekutivit për rritjen e pagës minimale në vend, por kërkon, që procesi ti nënshtrohet politikave të mirëmenduara ekonomike dhe ti shmanget me cdo kusht vendimeve populiste në prag zgjedhjesh.

Konfindustria, vlerëson, se rritja e pagave duhet ti nënshtrohet në thelb parimit të “produktivitetit”, pa cënuar rregullat e lirisë së funksionimit të “tregut të punës”. Ndërhyrjet në tregun e punës nga ekzekutivi për ndryshuar pagën minimale, duhet të shoqërohen me masa të kujdesshme të plota financiare dhe ekonomike mbështetëse për të shmangur problematikat për biznesin dhe krijimit të trysnive inflacioniste zinxhir me ndikim të drejtëpërdrejtë te mirëqënia e qytetarëve dhe vetë qëndrueshmëria makro-ekonomike të vendit.

Konfindustria vlerëson, se vendimi i ekzekutivit për rritjen me 17% të pagës minimale nga 34 mijë lek/muaj në 40 mijë lek/muaj i detyrueshëm të zbatohet nga bizneset në 1 prill 2023 prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë disa sektorë ekonomikë të brishtë si fasonët, bujqësia, etj. Sektorët e mësipërm punësojnë mbi 100 mijë punonjës. Vetëm sektori fason punëson afër 70 mijë puntorë. Ndërkohë, në tërësi sektorët e ekonomisë dhe industrisë vendore e kanë tejkaluar me kohë nivelin e pagës minimale prej 40 mijë lek/muaj.

Konfindustria, mbështetur në të dhënat e ardhura nga bizneset dhe industritë e prekura, kryesisht eksportuese, vlerëson, se vendimi i fundit i ekzekutivit krijon problematika serioze. Së pari, preken drejtëpërdrejt kontrata ligjore punësimi të lidhura dhe që janë në vazhdim. Ndryshimi i menjëhershëm i kontratave të punës krijon rritje kostosh të paparishikuara, që cënojnë drejtëpërdrejtë planet tërësore të fisibilitetit të bizneseve. Së dyti, marrja përsipër nga ana e qeverisë për kompesimin financiar vetëm për rritjen e vlerës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore është e pamjaftueshme. Së treti, nga kompesimi i mësipërm përfitojnë vetëm një numër i kufizuar sektorësh dhe jo të gjithë bizneset, që preken nga rritja e pagës minimale.

Duke patur parasysh edhe goditjet e forta, që i jepën sidomos sektorëve industrialë të mësipërm nga mbicmimi i Lek-ut, rritja krahësimore e kostove të lëndëve të para të importit, kostove të energjisë, karburanteve, kreditimit, etj., që ulin ndjeshëm fuqinë konkuruese të prodhimeve shqiptare, pasojat, në mungesë të marrjes së masave të plota profesionale  mbështetëse shtetërore, mund të jenë të rënda në vazhdimësi.

Bizneset e sektorëve të prekur mund të falimentojnë ose do të jenë të detyruar të zhvendosin prodhimin në shtete të tjera. Dukuria e zhvendosjes jashtë vendit e fabrikave është më e mundshme sidomos në sektorin e manifakturës.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara