English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per fiskalizimin e tregut te karburanteve

Konfindustria mbështet vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me hapjen e rrugës për fiskalizimin e tregut të karburanteve. Vendimi i Gjykatës së Lartë, pas apelimit të ekzekutivit, vlerësohet si një nga shembujt e pakët të deritashëm, që shkon në përputhje me interesin publik në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare, që përbën rreth 10% të PPB me qarkullim mbi 1.5 miliard $/vit. Në sektorin e karburanteve në Shqipëri ka evazion fiskal, që krahësimisht shteteve të rajonit, vlerësohet, se mund të shkojë në mbi 200 milion$/vit, përvec vjedhjeve me volumet e shitura dhe cilësinë jashtë standarteve.  

Konfindustria vlerëson, se pavarësisht përpjekjes së ekzekutivit për të zgjidhur rastin e sipërpërmendur, është pikërisht qeveria shqiptare, që e ka krijuar me vendim të saj ligjor një monopol, qartësisht në kundërshtim me interesin publik. Në kë këtë kuptim, kërkohet që qeveria të nxjerri përgjegjësit përfaqësues të saj në kabinetin qeveritar, që bënë të mundur dhënien e monopolit të fiskalizimit të sektorit të karburanteve një kompanie private në kushte të përplasjes së interesit dhe jashtë cdo shembulli të ngjashëm ndërkombëtar të shteteve demokratike.

Krijimi dhe dhënia e një monopoli privat, duke zhveshur shtetin nga përgjegjësitë publike dhe për më shumë pa garë të hapur, është shprehje e qartë e paaftësisë, subjektivitetit dhe korrupsionit qeveritar. Për më shumë, vendimi në fjalë ka shtyrë procesin e fiskalizimit të tregut të karburanteve me afër 2.5 vjet dhe me pasoja prej dhjetra milion dollarë humbje në buxhetin e shtetit. Gjthashtu, shteti shqiptar rrezikon qartësisht të penalizohet me dhjetra milionë dollarë në rastin e rradhës të paditjes së mundshme nga kompania private në gjykatat ndërkombëtare.

Konfindustria vlerëson, se koncesionet e dhëna privatëve në sektorin e karburanteve duhet të zhbëhen dhe ti rikthehen për tu ushtruar agjencive publike. Veprimi i mësipërm duhet të fillojë nga koncesionet, që janë në fund të kontratës, sikurse është p.sh koncensioni i markimit të karburanteve. Krijimi i koncesioneve të paarsyetuara është një nga arsye e rëndimit të cmimit fundor të karburanteve.

Shqipëria ka cmimet krahësuese të karburanteve nga më të shtrenjtat në shkallë botërore. Kosto financiare për qytetarët, bizneset, buxhetin e shtetit dhe ekonominë kombëtare shtohen më shumë edhe nga abuzimet me cilësinë, volumet e shitura dhe shmangiet financiare të sektorit të  karburanteve. Nëse, do të shtohen edhe pasojat mjedisore dhe shëndetësore të ardhura nga cilësia e karburanteve jashtë standartit, që tregëtohen në vend, pasojat janë edhe më të rënda.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara