English   |   Kontakt
 
 
 
Organizohet Panairi i Pare Mbarekombetar Prodhimi Shqiptar 2008
Panairi ishte pjese e Nismes se ndermarre nga Konfindustria per Krijimin e Tregut te Hapur MbareShqiptar dhe Rajonal. Per here te pare u perfaqesua e plote industria e rende shqiptare ne nje tregues te qarte te forces dhe investimeve te kryera deri me tash ne industrite vendore dhe njekohesisht si nje thirrje drejtuar politikes vendimarrese shqiptare, qe te mbroje dhe nxise investimet industriale. Ishin mbi 60 kompani industriale te perzgjedhura nga hapesirat shqiptare te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe rajonit si dhe koncesionare strategjike te huaj perfaqesues te sektoreve me te rendesishem te ekonomise ne vend dhe rajon. Shenojme se mbulimi mediatik ishte i nje niveli mjaft te larte ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni.

Panairi ishte i pari ne hapesirat shqiptare per vecorite e tij si vendtakim i: - biznesit me biznesin, - industrive me politiken vendimarrese. Vecori tjeter e Panairit ishte se u pranuan vetem prodhime fundore te industrive shqiptare dhe asnje prodhim fundor i huaj. Ne panair ishin te pranishem edhe perfaqesues te botes financiare dhe universitare ne nje perpjekje per te lidhur kerkesat e industrive, bankave me tregun e punes dhe sistemin arsimor.

- Persa i perket takimit biznes-biznes, panairi ne nje shembull te vecante deri me tash u shfrytezua per te lidhur kontrata te biznesit me njerit tjetrin te kompanive te pranishme dhe perfaqesuesve tregtare te kompanive vizitore, ku u shenuan me dhjetra kontrata te drejtperdrejta me vlera disa dhjetra milione euro.

- Panairi u shfrytezua gjithashtu si nje vend mjaft i mire takimi ndermjet industrive dhe vendimarrjes politike shqiptare te niveleve nga me te lartat te Shqiperise dhe Kosoves. Ne 3 Forume te zhvilluara gjate diteve te panairit u shqyrtuan ceshtje mjaft te rendesishme lidhur me domosdoshmerine dhe menyrat e krijimit te Tregur te Hapur Shqiptar. Forumet u perqendruan ne problematikat e sektoreve strategjike te ekonomise si energjitika, portet, aeroportet, sistemi bankar, transporti si dhe politikat fiskale, tregtare te krijimit te tregjeve te perbashketa shqiptare dhe rajonale. Forumet u shfrytezuan nga operatoret dhe industrialistet per te shkembyer dhe percjelle ne adrese te krereve te institucioneve me te rendeishme Shqiperise dhe Kosoves shqetesimet te ndryshme ne marredheniet me institucionet e fiskut, doganave, tatimeve , autoriteteve rregullatore ne treg, etj. Perfaqesuesit e institucioneve shteterore u shprehen dakort qe te gjitha shqetesimet e industrialisteve te shoqeruara detyrimisht me permiresimet ligjore perkatese te paraqiteshin ne menyre institucionale nepermjet Konfindustrise per te dhene zgjidhje te shpejta.

Panairi i Elites se Industrive Shqiptare do te jete i pervitshem. Nderkohe, Nisma per Krijimin e Tregut te Hapur Shqiptar dhe Rajonal do te vazhdoje duke shqyrtuar nje nga nje te gjitha pengesat dhe duke dhene te zgjidhjet perkatese ligjore per cdo sektor industrial te hapsirave shqiptare dhe me gjere rajonale, me qellim qe ekonomia, industrite dhe qytetaret shqiptare te ndjejne sa me shpejt frutet e nismes ne fjale.
 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara