English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon krijimin e Gjykates Administrative
Konfindustria, njofton se perfaqesues te saj sot me dt. 22/12/2008 zhvilluan séance degjimore per Projektligjin e Gjykates Administrative me Komisionin e Ligjeve te Kuvendit te Shqiperise.
Konfindustria si nismetare e kerkeses drejtuar prej me shume se 1 viti e gjysem vendimarrjes politike te te gjitha ngjyrave, duke marre edhe miratimin ne parim, per domosdoshmerine e krijimit te Gjykates Administrative te pavarur nga ekzekutivi, sipas shembullit te vendeve te zhvilluara dhe demokratike, kerkoi ne Komisionin e Ligjeve pershpejtimin e proçedurave ligjore per funksionimin sa me te shpejte te institucionit ne fjale edhe keshtu mjaft te vonuar krahasimisht te gjitha vendeve te tjera jo vetem te BE por edhe te rajonit. Mungesa e Gjykates Administrative ne Sistemin e Drejtesise godet rende psikologjikisht dhe realisht biznesin ne pergjithesi dhe industrite shqiptare ne veçanti sikunder dhe qytetaret shqiptare, qe perballen çdo dite me aktet administrative te institucioneve shteterore. Sa me siper eshte domosdoshmeri per me shume ne kushtet e krizes globale ekonomike dhe financiare me pasoja te pashmangshme edhe ne vendin tone ku pjesa me e prekur jane industrite shqiptare dhe ne kushtet kur ligji i ashtuquajtur i “gjobave” eshte ne fuqi.

Konfindustria, gjithashtu ka ndjekur nga afer gjithe proçesin perkates te formulimit te draftit ligjor perkates nga Ministria e Drejtesise dhe grupi perkates i eksperteve vendas dhe te huaj. Duke patur parasysh: - nevojen e fillimit sa me te shpejte te punes se Gjykates Administrative, - domosdoshmerine e miratimit me 3/5 te votave ku roli i opozites eshte vendimtar si dhe - permbajtjen e PL te paraqitur ne Kuvend nga Keshilli i Ministrave, Konfindustria kerkoi ne séance degjimore njekohesisht nga shumica dhe pakica kryesore politike, si me poshte:

1- Veçimin e P-L per Gjykaten Administrative nga Paketa Ligjore per Drejtesine dhe miratimin ne nje kohe sa me te shpejte me konsensus nga pozita dhe opozita nga Kuvendi i Shqiperise te PL.

2- Duke vleresuar parimisht Draftin e PL te paraqitur Konfindustria kerkoi domosdoshmerine e ndryshimeve per te bere te mundur perfshirjen ne Trupin Gjykues te gjyqtareve me formin profesional: ekonomik, financiar, teknik, etj. Shembulli i vendeve te zhvilluara demokratike flet qarte pee nevojen e mesiperme. Ne rast te kundert rrezikojme, qe pasi te kemi ndertuar institucionin dhe percaktuar proçedurat, te deshtojme pikerisht nga mungesa e aftesise profesionale te trupit gjykues per çeshtje, qe detyrimisht do te kene nevoje per thellim profesional shume me te plote. Rastet e paaftesise profesionale te gjyqtareve jane te shumta sot ne perplasjet ndermjet biznesit dhe shtetit.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara