|
|
Konfindustria per cmimin e larte te karburanteve dhe energjise elektrike. |
|
Konfindustria bën me dije, se 78% e bizneseve vlerësojne përkatesisht
cmimet e larta të karburanteve dhe të energjisë elektrike ndër shkaqet kryesore
për shkallën e ulët të produktivitetit dhe konkurencës të prodhimeve dhe shërbimeve
te tyre. Në nivel industrie treguesi i
ndikimit negativ të energjisë ( karburante dhe energji elektrike) ishte më i
lartë se 94%.
Anketa u përvitshme u realizua nga Qendra e Studimeve të
Konfindustrisë në nëntor-dhjetor 2019. Tregues të tjerë kryesorë të sondazhit, të
vlerësuar si negativë në produktivitetin dhe konkurueshmërinë e bizneseve, ishin:-
Tregjet e mbylluara/ monopolet, - korrupsioni,
- infrastruktura, - legjislacioni i dobët, - politikat ekonomike, tregtare,
fiskale, - kreditimi, - siguria, etj.
Konfindustria vlerëson, se vendimarrja politike duhet të mendojë
seriozisht dhe sa më shpejt për ristrukturimin e plotë dhe përmirësimin e sektorëve të karburanteve
dhe energjisë elektrike. Shqipëria prej një kohe të gjatë rradhitet ndër vendet
e para në botë për cmimin dhe cilësinë e ulët të karburanteve. Më shumë se 60%
e cmimit fundor të karburanteve e përbëjnë taksat dhe tatimet shtetërore. Shmangiet
fiskale shoqëruese të cilësisë së dobët e karburanteve në qarkullim si pasojë e
kontrollit shtetëror të pamjaftueshëm e bën gjëndjen edhe më shqetësuese. Gjithashtu, cmimi energjisë elektrike për bizneset është nga më
të lartët në Rajon, duke ndikuar drejtpërdrejte në kostot dhe uljen e shkallës
së konkurueshmërisë së prodhimeve dhe shërbimeve të markës “ Made in Albaniaâ€. Cmimet e larta të
energjisë dhe karburanteve krahësimisht vendeve konkurente në Rajon dhe më gjerë
godasin drejtpërdrejt tërheqjen e
investimeve e vendit dhe të huaja, shtojnë ndjeshëm rrezikun e falimentimeve në
rradhë të parë të industrive dhe pengojnë zhvillimin ekonomik në afatgjatë të
vendit.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|