Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen e
fortë dhe të menjëhershme të cmimit të karburanteve menjëherë pas zgjedhjeve
vendore 2023.
Bordi i Trasparencës, menjëherë në javën e parë
pas zgjedhjeve, rriti cmimin tavan të naftës me 6 lekë/litër. Sot në pikat e
pakicës nafta tregëtohet deri me 179 lekë/litër. Shqipëria i rikthehet përsëri
cmimeve më të larta në rajon dhe nivel krahësimor nga më të shtrenjtat në
kontinent.
Cmimet e rritura ndjeshëm të karburanteve në
tregun shqiptar nuk shkojnë në të njejtin kah me cmimet e shteteve të rajonit.
P.sh në Maqedoni cmimi i produktit “naftë†i shprehur në Lek është më i ulët
sesa 125 lekë/litër. Nëse do të bëhet krahësimi, përfshirë edhe ndryshimin
fiskal, cmimi i “naftës†në tregun shqiptar është 15-20 lekë për litër më i
shtrenjtë.
Konfindustria vlerëson, se vendimet e njëpasnjëshme
të Bordit të Trasparencës në periudhën para dhe pas zgjedhore për cmimin e
karburanteve krijojnë dyshime të arsyeshme, se janë jo vetëm kundër interesit
publik, por edhe përdorim për qëllime politike.
|