|
|
Konfindustria per industrine fason |
|
Konfindustria vlerëson, se duhen marrë masa në formë pakete ndihme të jashtëzakonshme për shmangien e falimentit në shkallë të gjerë të sektorit të industrisë së manifakturës shqiptare gjatë vitit 2024. Është e papranueshme, që të pranohet pa asnjë përpjekje për ndihmë nga ekzekutivi humbja e pjeses së tregut ndërkombëtar prej qindra milionë euro në vit të prodhimeve të markës “Made in Albania’ në industrinë fason.
Në rast të kundërt rrezikohen mbi 40 mijë vende pune me pasoja të rënda, sidomos në shtresat shoqërore dhe në pjesët më të varfëra të vendit. Vlerësohet, se do të humbasin plotësisht edhe qindra milionë euro investime dhe përvojë 30 vjecarë në sektor. Gjithashtu, buxheti i shtetit do të preket ndjeshëm si pasojë e ngarkesës financiare të sigurimeve shoqërore të papunësisë.
Konfindustria vlerëson, se përvec shkaqeve objektive të gjëndjes së vështirë të industrisë fason si,- ulja e fortë e kërkesës nga tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2023, rritja e pagës, - ulja e ofertës së tregut të punës si pasojë e emigracionit, etj. përgjegjësi të drejtëpërdrejtë kanë edhe politikat e qeverisë shqiptare.
Vetëm në vitin 2023 me vendime të mirëfillta politike dhe tërësisht antitreg janë rritur me 30% pagat e referencës, duke prekur drejtëpërdrejtë planet e biznesit të sektorit. Vendimet e mësipërme politike, shoqëruar edhe me mbicmimin e pashpjegushëm nga zhvillime formale ekonomike të Lek-ut me 11% vetëm në vitin 2023, ngarkojnë me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë qeverinë për thellimin e gjëndjes së vështirë të industrisë fason.
Konfindustria vlerëson, se në kushte të ngjashme në shtetet demokratike vendimet e mësipërme të ekzekutivit, të pashoqëruara me masa shoqëruese ndihme do të rrëzoheshin nga sistemi gjyqësor.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|