|
|
Konfindustria per kontrabanden ne sektorin e karburanteve |
|
Konfindustria vlerëson si mjaft shqetësuese vazhdimësinë e nivelit e ulët të zhdoganimit të karburanteve në Shqipëri edhe në vitin 2023, që përkthehet në kontrabandë dhe të ardhura të munguara në vlera tepër të lartë për buxhetin e shtetit.
Sipas të dhënave shtetërore në vitin 2023 janë zhdoganuar rreth 620 mijë ton karburante. Shifra e mësipërme është rreth 15% më e ulët krahësimisht me Kosovën ndërkohë, që duhet të ishte të paktën 30% më e lartë. Sa më sipër, nëse krahësojmë numrin e automjeteve dhe madhësinë e ekonomisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Krahësimi bëhet edhe më shqetësues, nëse merret parasysh, se sipas të dhënave zyrtare Shqipëria gjatë vitit 2023 kishte edhe nivelin absolut prej 10 milionë turistësh. Në kushtet e mësipërme vlerësohet/ se të ardhurat e munguara në buxhetn e shtetit nga kontrabanda e karburanteve janë jo më pak, se 200 milionë $/vit.
Konfindustria ripërsërit kërkesën e saj ndaj ekzekutivit për përmirësime thelbësore në luftën kundër kontrabandës, monopoleve, mungesës së konkurencës në treg dhe uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve.
Kontrabanda e karburanteve në Shqipëri në raste të shumta bëhet edhe nga shtete si Rusia, Irani, Libia nën embargon e OKB.
Shqipëria ka cmimet më të larta në rajon të karburanteve, që ndikon drejtëpërdrejt në zhvillimin ekonomik tërësor, rritjen e kostove të industrive dhe prodhimit vendor si dhe godet rëndë mirëqënien e qytetarëve.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|