English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon krijimin e Ministrise se Mjedisit
Konfindustria, duke marrë shkak nga miratimi i ndryshimeve të fundit në ligjin e “ Zonave të Mbrojtura” i kërkon Kryeministrit Rama të krijojë Ministrinë e Mjedisit si portofol i vecantë nga Ministria e Turizmit. Pavarësia e plotë institucionale qeveritare e Ministrisë së Mjedisit, sipas shembullit të shteteve të zhvilluara dhe BE, është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në afatgjatë. Konfindustria ka paraqitur në mënyrë të vazhdueshme vlerësimin, se prania në të njejtin portofol ministror të zhvillimit turistik me mbrojtjen e mjedisit është në përplasje të qartë interesi institucional, qartësisht në dëm të mbrojtjes mjedisore. Krijimi i Ministrisë së Mjedisit si portofol i pavarur bëhet edhe më shumë domosdoshmëri me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore të zonave të mbrojtura. Gjithashtu, një lëvizje e tillë do të tregonte vullnetin e Shqipërisë për mbrojtjen e standarteve mjedisore si pjesë e rëndësishme edhe e negociatave për antarësim në BE. Krijimi i Ministrisë së Mjedisit do të ishte përgjigjia e duhur edhe ndaj shqetësimeve të publikut dhe kritikave të BE për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura dhe pasojave të dëmshme të mundshme të tyre gjatë zbatimit.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara