|
|
Konfindustria rreth shpenzimeve buxhetore |
|
Konfindustria vlerëson me shqetësim, se çrregullimet e theksuara në kryerjen e shpenzimeve qeveritare sipas planifikimeve kohore dhe sasiore, përveç pasojave te rënda ne ekonomi po ndikojnë negativisht edhe në tregun valutor me fuqizimin e mëtejshëm të Lek-ut kundrejt Euro-s dhe valutave të tjera.
Sipas të dhënave zyrtare investimet buxhetore për muajt janar dhe shkurt 2024 shënuan rekordin historik me zero lekë. Pasojë e drejtpërdrejtë është mungesa e ndjeshme e monedhës Lek në tregun valutor, duke e mbajtur në nivele tepër të larta kundrejt Euro-s , USD, etj. edhe jashtë sezonit turistik. Sot Lek-u kundrejt monedhës europiane është pothuajse në të njëjtin nivel prej 103-104 lek/ euro me muajin nëntor 2023, duke ndikuar fuqishëm në rënien krahësuese me 30% të eksporteve shqiptare në janar 2024 dhe shtimin e trysnive për industritë dhe prodhimin vendor në favor të importeve.
Konfindustria vlerëson, se mos realizimi i shpenzimeve buxhetore për investime është tregues i paaftësisë institucionale, duke filluar nga programimi dhe problematikat në zbatim me shfaqje të qarta korrupsioni dhe subjektivizmi. Sa më sipër, shoqëruar edhe me shembujt e goditjeve të SPAK, sjellin edhe rezistencën e administratës, që nuk pranon të ndëshkohet në emër të drejtuesve politikë.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|