|
|
Konfindustria per infrastrukturen rrugore |
|
 Konfindustria shpreh shqetësimin për gjëndjen e pakënaqshme të infrastrukturës rrugore në prag të sezonit turistik 2024 si dhe mos marrjen e përgjegjësive ligjore nga institucionet përkatëse.
Praktikisht nuk ka asnjë përmirësim në rrjetin rrugor kombëtar nga viti i kaluar me përjashtim të aksit koncesionar Thumanë – Kashar, që ka pritshmëri zyrtare të bëhet i kalueshëm në qershor 2024.
Janë shembuj negativë të njëpasnjëshëm, që tregojnë, që gjithë zinxhiri institucional i infrastrukurës rrugore ka shfaqje të dukshme të paaftësisë, subjektivizmit dhe korrupsionit.
Sa më sipër fillon nga cilësia e dobët e përgatitjes së projekteve rrugore, zbatimi, marrja në dorëzim dhe punimet e mirëmbajtjes me dëm financiar prej dhjetra dhe qindra milionë euro për ekonominë kombëtare, që nuk mbulohen dot vetëm me shkaqe gjeologjike. Përmendim:
- Shëmbjen e pjesës së rrugës Korce-Ersekë me vlerë 20 milionë euro të sapo marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor,
- Vonesat e tejzgjatura, cilësinë e dobët të punimeve, shëmbjet, përmbytjet dhe rrezikun e lartë për aksidente të Rrugës së Arbërit shoqëruar me financime shtesë prej dhjetra e dhjetra milionë euro duke e cuar koston në 450-500 milionë euro të deritashme,
- Vonesat e zgjatura të Urës së Liqenit të Kukësit në Rrugën e Kombit,
- Vonesat e pashpjegueshme në punimet në pjesën e Astirit të Unazës së Madhe të Tiranës dhe gjëndjen tërësisht jashtë standarteve të rrugës dytësore industriale Tiranë-Durrës,
- Gjëndjen e vështirë të aksit rrugor Tiranë-Durrës-Rrogozhinë, megjithëse ishte pjesë e projektit të riaftësimit rrugor 80 milionë $ të Bankës Botërore të sapo mbyllur përvec financimeve të përvitshme buxhetore, etj.
- Me më pak, se 5% të gjatësisë së superstradave të ndricuara, Shqipëria është në vendet e fundit në Europë, duke sjellur rrezik të lartë aksidentesh dhe goditje të rëndë afatgjatë për sektorin turistik.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|