English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon marrjen e masave per rritjen e konkurences ne sektorin bankar.
Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme nga Banka e Shqipërisë dhe Qeveria për rritjen e konkurencës në sistemin bankar dhe krijimin e kushteve për kreditimin gjithëpërfshirës të ekonomisë kombëtare. Masat me natyrë fiskale duhet domosdoshmërisht të kufizojnë edhe nxjerrjen masive të parave shqiptare në formën e dividentit nga bankat me pronarë fundorë të huaj. Vetëm nga 4 banka janë mbi 190 milionë euro të transferuara jashtë në 2022. Për sa më sipër Konfidustria përsërit kërkesën, që taksa mbi dividendin në sektoërët e rregulluar dhe të mbyllur, PPP, koncesionet, etj., përfshi sektorin bankar, të rritet të paktën deri në nivelin e 15% nga 8% të sotëm. Banka e nivelit të dytë siguruan të ardhura rekord historik në vitin 2023 në shifrën e 280 milion euro. Një pjesë e madhe e fitimit ishte rrjedhojë e rritjes me mbi 5% të normës bazë të interesit të kredive te depozitat e qytetarëve, duke goditur rëndë kursimet e tyre. Kreditimi parazitar i sistemit bankar është përqëndruar në financimin e borxhit publik dhe sektorin e ndërtimit., që siguron fitime të mëdha. Konfindustria vlerëson me shqetësim, se mjaft problematike është lënia tërësisht jashtë kreditimit të një numri të madh të sektorëve ekonomisë kombëtare, kryesisht bujqësisë, industrive dhe prodhimit vendor. Bashkangjitur edhe me zhvleftësimin e fortë të monedhës Euro ndaj Lek-ut, problematikat e krediditimit mbështesin drejtëpërdrejtë importet me pasoja shkatërruese falimentimi në shkallë të gjerë për industritë dhe prodhimin vendor.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara