|
|
Konfindustria per renien e Euros |
|
Konfindustria vlerëson, se monedha Euro në muajin prill 2024 ka arritur në pikën historike më të ulët të saj kundrejt Lek-ut, duke u shkëmbyer në kufijtë e 1Euro/100 lek.
Gjëndja paraqitet shqetësuese, sepse për herë të parë një nivel kaq i ulët i monedhës Euro është arritur në periudhën jashtë sezonit turistik dhe të ardhjes masive të emigrantëve. Mbështetur në të dhënat e mësipërme, zhvleftësimi i monedhës Euro kundrejt Lek-ut parashikohet të vazhdojë me ritme edhe më të forta në muajt në vazhdim.
Konfindustria vlerëson, se një nga shkaqet e rëndësishme të dobësimit historik të Euro-s kundrejt Lek-ut jashtë sezonit turistik, është edhe mosrealizimi i ndjeshëm i shpenzimeve buxhetore të parashikuara. Afërsisht 350 milionë euro janë të pashpenzuara nga qeveria në 3 mujorin e parë të vitit 2024, duke e thelluar më shumë fuqizimin e sforcuar të Lekut kundrejt monedhës europiane dhe valutave të tjera.
Sa më sipër shton edhe më shumë pasojat e rënda shoqëruese, dobësimin e fuqisë konkuruese deri në rrezik falimentimi, ndaj industrive, bujqësisë dhe prodhimit vendor, duke favorizuar drejëpërdrejtë bizneset importuese. Si pasojë janë rritur me mbi 60% importet kryesisht bujqësore dhe vazhdon rënia me mbi 25% e eksporteve shqiptare në pjesën e parë të vitit në vazhdim.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|