|
|
Konfindustria per koncesionin e pullave te akcizes |
|
Konfindustria mbështet vendimin e qeverisë për mospërsëritjen e koncesionimit privat të pullave të akcizës dhe mbetjen në zotërim të shtetit. Koncesioni privat i pullave të akcizës i ka kushtuar më shumë afër 150 milion euro kosto të paarsyeshme shtesë ekonomisë , bizneseve dhe qytetarëve shqiptare dhe pa asnjë ndikim të prekshëm në arritjen e qëllimit të dhënies së saj.
Konfindustria i kërkon qeverisë, që krahas mbajtjes në pronësi shtetërore të aktivitetit të pajisjes me pulla fiskale të mallrave të akcizës të rishikojë edhe ujen e cmimit të tyre me të paktën 5 herë nga vlera e sotme. Është e papranueshme, që kosto për vendosjen e pullave të akcizës në Shqipëri të jetë gati 10 herë më e shtrenjtë se në Kosovë.
Konfindustria vlerëson, se duke marrë shembull nga vendimi i fundit i ekzekutivit, është e domosdoshme të kryhet rishikimi i gjithë praktikave koncesionare dhe PPP edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Shembujt e deritashëm tregojnë, se një pjesë e madhe e kontratave të koncesioneve dhe PPP të lidhura deri më sot, nuk arsyetohen ekonomikisht dhe financiarisht, që janë në interes publik dhe kanë shprehje të dukshme të korrupsionit.
Përllogaritet, se vlera e përgjithshme e kontratave koncesionare dhe PPP janë afër 5 miliard euro, duke përbërë një barrë të rëndë për ekonominë kombëtare, buxhetin e shtetit, shkeljen e konkurencës ndërmjet bizneseve dhe mirëqënien e qytetarëve.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|