English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per modelin ekonomik te Shqiperise
Konfindustria mbështet qëndrimin e Bankës Botërore të shprehur nga nga drejtori për Shqipërinë Z. Emanuel Salinas për domosdoshmërinë e ndryshimit të modelit ekonomik të Shqipërisë, që sot mbështetet në sekorët e ndërtimit dhe konsumit. Modeli i sotëm ekonomik pamundëson rritjen e nivelit të të ardhurave për frymë dhe përmirësimin e nivelit të jetesës për qytetarët shqiptarë. Konfindustria vlerëson, se kusht thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm në afatgjatë të vendit dhe rritjen e mirëqënes për qytetarët është industrializimi i ekonomisë mbështetur në pasuritë natyrore, financiare dhe njerëzore me kahje drejt eksporteve krahas mbulimit të tregut vendor. Sektori i turizmit, megjithëse ka një rëndësi relative, e ka të pamundur të jetë zgjidhja e vetme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Përkundrazi, nëse nuk do të krijohen sa më shpejt hallkat e domosdoshme shtesë si:- përmirësimi i politikave tregëtare, financiare, institucionale, tregut të kapitaleve dhe shtimit të konkurencës me qëllim - rritjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral vendor, - zgjidhjen e problematikave të rënda me trajtimin e ujrave të zeza, mbetjeve të ngurta dhe të gazta, rrjetit rrugor, informalitetin, standartet e shërbimit, etj. sektori i turizmit mund të prodhojë edhe pasoja negative për ekonominë kombëtare të vlerësuar në tërësi. Njëkohësisht, rrezikohen seriozisht edhe vetë investimet e mëdha publike dhe private në sektorin e turizmit. Fakt është, që fuqizimi jo i natyrshëm i Lek-ut me afër 20% kundrejt Euro-s dhe Dollarit USA brenda më pak se dy vitesh, që përkon me shtimin e turizmit, ka dëmtuar rëndë eksportet shqiptare dhe industritë, që punojnë për tregun vendor me pasoja deri ne faliment dhe ka rritur ndjeshëm importet kryesisht të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore shoqëruar dhe me emigracon masiv të popullatës.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara