English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per renien e sistemit te gjendjes civile
Konfindustria shpreh shqetësimin për mosdhënien e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset nga sistemi i gjëndjes civile në shkallë vendi për një periudhë kohore pothuaj 2 javore. Shkak për sa më sipër, sipas të dhënave të tërthorta, është rënia e sistemit kibernetik, përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e AKSH-it. Gjëndja është vecanërisht problematike për qytetarët shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit. Me një goditje të drejtëpërdrejtë të seriozitetit minimal të shtetit, autoritetet përgjegjëse nuk kanë kryer asnjë njoftim publik për sa më sipër. Autoritetet nuk kanë parashikuar dhe marrë masa ligjore për vazhdimin e dhënies së shërbimeve në mënyrë manuale në rastet kur sistemi informatik nuk është funksional. Konfindustria vlerëson, se rënia e përsëritur dhe e tejzgjatur e sistemit informatike të ofruara nga AKSH-i, përfshi dhe të gjëndjes civile në shkallë vendi së fundmi, është shprehje e keqpërdorimit të qindra milionë euro investime në sektorin e teknologjisë. Gjithashtu, ndalimi i plotë i dhënies së shërbimeve nga gjendja civile tregon, se ka mangësi të shumta dhe paaftësi profesionale e theksuar në legjislacionin në fuqi. Në të gjitha vendet e zhvilluara demokratike, në kushtet e rënies së sistemeve informatike për arsye teknike ose/dhe në kushtet e luftës së mundshme hibride, shërbimet jetike për qytetarët dhe bizneset janë parashikuar në ligj të kryhen dorazi.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara