English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon krijimin e Regjistrit të Shpërdorimit të Financimeve Publike
Konfindustria do të kërkojë nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë marrjen sa më të shpejtë të nismës ligjore për krijimin e Regjistrit të Shpërdorimit të Financimeve Publike/RSHFP. Nisma merr shkak nga shkeljet në shtim në financimet publike në nivel qëndror dhe vendor dhe kohën e zbatimit të projekteve të miratuara nga subjektet përfituese, kontrata PPP, konçesione, etj. Subjektet në shkelje, jo vetëm nuk mbajnë përgjegjësi, por njëkohësisht përfitojnë në vazhdimësi financime dhe projekte publike të reja, duke dëmtuar rëndë edhe konkurencën në treg me shenja të qarta të korrupsionit nga institucionet publike. Konfindustria vlerëson, se pasojat financiare të shkeljeve të kontratave publike, përfshi edhe vonesat e tejzgjatura në kohën e zbatimit të tyre, janë me qindra milionë euro, duke shkaktuar pasoja të rënda për ekonominë kombëtare. Sektori më i prekur është infrastruktura, ku përfshihen shtime të ndjeshme fondesh, vonesa të shumta në kohë dhe cilësi e dobët në zbatim në rrugë, tunele, ura, projektime, etj. Gjithashtu, sektorë si - teknologjia e informacionit, - energjia, - shëndetësia, - arsimi, - bujqësia, etj., janë ndër më të prekurit nga shkeljet e kontratave nga përfituesit. Ndërtimi i Regjistrit të Rriskut do të japi mundësinë e vlerësimit objektiv të kompanive dhe subjekteve, që kanë shkelur kushtet e kontratave publike të përfituara nga buxheti i shtetit dhe bashkitë. “Regjistri i rriskut” do të shërbejë për penalizimin e subjekteve, deri me përjashtim nga financimet dhe projektet publike, ndihmon drejtëpërdrejtë luftën kundër korrupsionit të administratës publike dhe rrit konkurencën në treg.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara