English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon ndermarrjen e nje plani veprimesh per industrine e turizmit
Konfindustria, duke marrë shkak nga skandali i përfshirjes në trafikun kriminal ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme si dhe nga problematikat e mprehta të sezonit 2024, kërkon ndërtimin e Planit të Veprimeve për të shpëtuar industrinë turistike shqiptare. Veprimi i parë institucional i domosdoshëm është ndarja Ministrisë së Mjedisit si portofol i ndarë nga Turizmi. Nuk ka asnjë shembull në shtetet e BE prania nën një portofol ministror e Turizmit dhe Mjedisit, sikurse është sot në kabinetin Rama 3. Pasojë e drejtëpërdrejtë e konliktit të interesit është edhe rënia e zinxhirit institucional të kontrollit, që bëri të mundur lehtësimin e përfshirjes së Shqipërisë në trafikun ndërkombëtar kriminal të mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit, që godet para së gjithash sektorin turistik. Ndërkohë, ishte pikëisht ministria e turizmit, që jep edhe lejet mjedisore të tregëtisë së mbetjeve të rrezikshme. Konfindustria merr shkak për të kërkuar krijimin e Ministrisë së Mjedisit të ndarë nga Turizmi, duke vlerësuar edhe problematikat e administrimit të plazheve, dhënien e lejeve të ndërtimit të njësive dhe objekteve hoteliere në kushtet e mungesës së impianteve të pastrimit të ujrave të përdorura dhe mbetjeve të kundërta, kapaciteteve të pamjaftueshmetëfurnizimitmeujëtëpijshëm, etj.qëdetyrojnëmëpastëprekinzona të mbrojtura, punimeve ndërtimore infrastrukture në shkelje mjedisore, etj. Këmbanë alarmi për të ardhmen e industrisë turistike shqiptare është klasifikimi në vend të fundit për pastërtinë e ujrave të Shqipërisë kryer nga agjensitë e BE.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara