English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per projekt buxhetin 2025
Konfindustria vlerëson, se projekt buxheti 2025 është e nevojshme të shoqërohet me paketë fiskale dhe shpjegim më të plotë të mënyrës së shpërndarjes të shpenzimeve kapitale. Konfindustria do të paraqesë në Kuvendin e Shqipërisë një paketë kërkesash lidhur me projektbuxhetin 2025. Ndër kryesoret përmendim: 1- Uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve me të paktën 35 lekë/litër, marrjen e masave rregullatore të pasqyrimit në çmimin fundor shoqëruar me luftën kundër kontrabandës masive në sektor. Çmimet e karburanteve në Shqipërime janë 65-70 lekë/ litër më të larta, sesa të shteteve të Rajonit , duke goditur rëndë konkurueshmërinë e industrive dhe prodhimit vendor. 2- Rritjen e mbështetjes financiare me të paktën 150 milion euro ndaj industrive dhe prodhimeve bujqësore, me qëllim përafrimin në nivel të ngjashëm me shtetet rajonale konkurente. Fuqizimi i ndjeshëm i Lek-ut, interesat e larta të kreditimit, kostot e energjisë elektrike, etj. e bëjnë edhe më të domosdoshme shtimin e mbështetjes financiare për të shpëtuar industrltë dhe prodhimin vendor nga falimenti . 3- Kalimin gradual në skemën e taksimit të thjeshtë pa pragje të nivelit të pagave, krahësimisht me sistemin përpjestimor. Sa më sipër kërkohet me qëllim mbështetjen e nismës së ekzekutivit për luftën kundër informalitetit në skemën e pensioneve dhe në ekonominë kombëtare në tërësi. 4- Rritjen e investimeve kapitale në infrastrukturën e impianteve dhe rrjetit të pastrimit të ujrave të zeza dhe mberjeve të ngirta. Gjithashtu, kërkohen investime në kontrollin e mbetjeve industriale. Cilësia e pastrimit të ujrave urbane dhe mbetjeve të ngurta përbëjnë kërcënim serioz për qëndrueshmërinë e turizmit shqiptar.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara