English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon krijimin e Ministrise se Ekonomise dhe Tregtise
Konfindustria vlerëson, se një nga problematikat kryesore të Projektbuxhetit të vitit 2025 është pasojë e mungesës së qartë të rolit institucional të Ministrisë së Ekonomisë dhe kërkon riformatimin e Qeverisë Rama 3. Konfindustria shpreh shqetësimin për mungesën e plotë të politikave ekonomike dhe tregtare antidumping në mbrojtje të industrisë dhe prodhimit vendor në projektbuxhetin e vitit 2025 detyrë funksionale e Ministrisë së Ekonomisë. Konfindustria kërkon krijimin e portofolit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregëtisë, i ndarë nga bashkimi i sotëm krejtësisht i panatyrshëm me sektorët e kulturës dhe teknologjisë. Bashkimi i sotëm e ka shndërruar pjesën e ekonomisë në shtojcë të pavlerë, duke shpërdoruar pa efektivitet paratë e taksave të qytetarëve shqiptarë. Konfindustria vlerëson, se Ministria e Ekonomisë dhe Tregëtisë në kushtet e sotme, duhet të ishte ndër portofolet më të rëndësishme qeveritare për mbrojtjen dhe fuqizimin e industrivë dhe prodhimit vendor për arsyet e mëposhtëme. Së pari, sepse Shqipëria është në proçesin e integrimit në BE ku pjesa e politikave ekonomike dhe tregëtare janë ndër më kryesoret me pasoja afatgjata të pakthyeshme për zhvillimin e qëndrueshëm. Së dyti, mungesa e politikave mbrojtëse ekonomike dhe tregëtare rrezikojnë rënien fuqisë konkuruese dhe falimentimin e industrive dhe prodhimit vendor në favor të importeve të huaja. Në vitin 2023 sektori i ndustrisë shënoi një rënie historike prej 8,1% dhe importet agroushqimore u rritën me mbi 60%. Së treti, zhvleftësimi i fortë me afër 30% i Euro-s kundrejt Lek-ut, cmimet krahësuese rekord me shtetet konkurente në rajon dhe më gjerë prej 35-40% të karburanteve, energjisë elektrike, kreditimit të shtrenjtë bankar, etj.kërkojnë në një kohë sa më të shpejtë politika mbështetëse financiare dhe tregëtare antidumping për të shmangur falimentet masive në sektorët industrialë dhe buqësorë. Së katërti, në projekt buxhetin e vitit 2025 politikat mbështetëse për industritë dhe prodhimin bujqësor ishin me herë më të ulta sesa të vendeve konkurente të rajonit. Sa më sipër bëhet edhe më shqetësuese, nëse vlerësohet lënia jashtë e sektorit bujqësor prej afër 120 milion euro për shkak të korrupsionit nga programi financiar IPARD i BE ndërkohë, që konkurentët tanë në tregëti kanë siguruar me qindra milionë euro financime shtesë europiane.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara