English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon nisjen e hetimeve per ceshtjen e pesticideve.
Konfindustria kërkon nga ekzekutivi dhe prokuroria nisjen e hetimit ndaj përgjegjësve, që kanë lejuar hyrjen në doganë, shitjen dhe përdorimin e pesticideve të ndaluara dhe me rrezik të lartë për shëndetin në prodhimet bujqësore. Konfindustria vlerëson, se ndalimi ne fund të vitit 2024 nga shtete të BE të ngarkesave të eksporteve shqiptare të agrumeve, është këmbanë alarmi për sigurinë ushqimore në vend dhe përgjegjësinë e institucioneve përkatëse. Në rast, se nuk veprohet me shpejtësi rrezikohet siguria ushqimore e qytetarëve dhe goditet rëndë në afatgjatë biznesi shqiptar. Është shqetësues fakti, se janë vetëm institucionet e shteteve të huaja dhe në asnjë rast agjencitë përgjegjëse vendore, që zbulojnë praninë e pesticideve të ndaluara të rrezikshme për shëndetin në prodhimet bujqësore shqiptare. Konfindustria vlerëson, se Ministria e Bujqësisë dhe Sigurisë Ushqimore duhet të kishte vënë para përgjegjësisë administrative dhe penale dhe të bënte njohur publikisht të gjithë personat, agjencitë publike dhe kompanitë private, që kanë lejuar hyrjen në vend, përdorimin dhe tregëtimin e plehrave dhe pesticideve të ndaluara. Gjithashtu, duhet të kishte filluar kontrolli në shkallë vendi për të gjithë kompanitë, që mund të kenë përdorur pesticidet e ndaluara. Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme, që nuk u ndalua menjëherë shitja për tregun e brendshëm të sasive të tjera të prodhimeve të kompanive eksportuese të ndaluara nga BE si dhe kompanive të tjera me potencial rreziku. Në kushte të tilla është shumë i lartë rreziku i konsumimit nga qytetarët shqiptarë të prodhimeve me rrezik të lartë për shëndetin.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara