English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per linjen nenujore te energjise me Italine
Konfindustria vlerëson, se ndërtimi i linjës nënujore të energjisë elektrike Shqipëri - Itali është me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik afatgjatë dhe të qëndrueshëm të vendit. Konfindustria mbështet marrëvshjen trepalëshe Itali, Shqipëri dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të nënshkruar së fundmi për ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë elektrike Itali-Shqipëri. Prania e investitorëve të Emirateve të Bashkuara është garanci për sigurimin e financimit të nevojshëm të parashikuar në rreth 1 miliard euro. Ekonomia shqiptare është përfituese e rëndësishme e zbatimit të projektit për shkak, sepse sigurohet mundësia e eksportit të energjisë elektrike të prodhuar në tregun e pasur të BE dhe shtimi i pritshëm i investimeve arabe për energjinë e gjelbër Kapacitetet prodhuese të instaluara energjisë elektrike të Shqipërisë sot tejkalojnë mbi 20% të nevojave të vendit dhe janë në rritje të vazhdueshme. Përfitime të tjera janë: - fuqizimi i sigurisë energjitike, - ndikim pozitiv në tregjet financiare të letrave me vlerë dhe - rritja domethënëse e rëndësisë gjeostrategjike e Shqipërisë.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara