English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per sigurimin e detyrueshem te automjeteve
Konfindustria vlerëson, se mosveprimi i Enteve Publike ndaj rritjes në grup me të paktën 30% e cmimit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve/TPL, është prova e rradhës e kapjes së shtetit nga kartelet me pasoja të rënda mbi interesin publik në afatgjatë dhe mbi 700 mijë biznese dhe qytetarë shqiptarë. Entet Rregullatore pergjegjëse janë përkatësisht: Agjencia e Mbikqyrjes Financiare/AMF dhe Autoriteti i Konkurencës. Konfindustria do ti kërkojë Kuvendit të Shqipërisë dhe ekzekutivit të ndërhyjnë për rregullimin e gjëndjes së shkaktuar nga mosveprimi i enteve rregullatore, duke përfshirë edhe shkarkimin e antarëve të tyre. Gjithashtu, në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025 Konfindustria i drejtohet edhe të gjitha partive politike të mbështesin nismën e saj për heqjen e sigurimit të detyrueshëm TPL dhe kalimin në treg të lirë. Konfindustria vlerëson, se rritja cmimit të TPL bëhet në kushtet kur operatorët e kartelit të siguracioneve në vitin 2023 rritje të fitimeve me 130% dhe në vitin financiar 2024 realizuan 7,8% shtim të fitimit. Ndërkohë pagesat e dëmeve të siguruara janë të paktën 15% më të ulta sesa Kosova dhe shtetet e rajonit.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara