|
|
Konfindustria kerkon pershtatjen e legjislacionit tregëtar vendor me politikat ekonomike te Presidentit Trump |
|
Konfindustria i kërkon qeverisë të fillojë menjëherë përshtatjen e legjislacionit tregëtar vendor me politikat ekonomike të SHBA të filluara nga Presidenti Trump.
Gjithashtu, Bashkimi Europian ka përcaktuar, me direktiva të posaçme në mesin e vitit 2024, ndryshim thelbësor të politikave tregëtare me ndikim të drejtëpërdrejtë në tregjet botërore përfshi edhe Shqipërinë.
Konfindustria vlerëson, se nëse nuk merren masa të shpejta për tu përballur me ndryshimet e thella në ekonominë botërore të ndërmarra nga SHBA dhe BE, pasojat e tyre do të jenë shkatërruese për industritë dhe prodhimin vendor shqiptar. Rrezikohen seriozisht jo vetëm rënia e investimeve industriale të reja, por edhe falimentimi masiv i sektorëve të sotëm prodhues dhe zhdukja e markave “Made in Albania”.
Prodhimi industrial shqiptar edhe aktualisht është në gjëndje mjaft të vështirë. Në 3 mujorin e tretë në vitin 2024 është shënuar rënie krahësuese vjetore me 5,4 % në volum të prodhimit, ndërkohë defiçiti tregëtar ka arritur në rekordin historik të 5,4 miliard Euro e paaftë të shpjegojë dhe mbështesë fuqinë e monedhës kombëtare Lek-ut. Të hyrat valutore nga turizmi, ndërtimi dhe burimet informale janë plotësisht të paqëndueshme.
Në kushte të tilla, monedha Lek rrezikon seriozisht të hyjë në ciklin e zhvleftësimit të shpejtë me pasoja të rënda të pallogaritshme për qytetarët, biznesin dhe ekonominë shqiptare, që mund të çojë deri në qëndrueshmërinë shoqërore dhe rendin kushtetues në vend.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|